• |
ide | kryesore

Foto/ Gjuri i përthyer në të kundërt: dëmtim i tmerrshëm i portierit të Nigerisë

Sport



Miqësorja mes Brazilit e Nigerisë është mbyllur në barazim 1-1, por lajmet më të rëndësishme kanë qenë ato të dëmtimeve. Fillimisht Neymar, i detyruar të dalë nga fusha në minutën e 12′ të ndeshjes, pastaj ai shumë më i rëndë i portierit afrikan, Francis Uzoho. Pas një kërcimi lart për të kapur topin, portieri nigerianka rënë shumë keq, duke e detyuar gjurin e majtë në një lëvizje krejt jo natyrale, që mund ti ketë shkaktuar dëmtime serioze të ligamenteve. Për të mësuar në detaje situatën e tij fizike, numeri 1 i Omonia Nicosia, në pronësi të Deportivo La Coruña, duhet të presë rezultatet e kontrolleve mjekësore.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *