• |
ide | kryesore

FOTO/ Zhduket pa lënë gjurmë 18-vjeçarja shqiptare në Itali

Lajme, Të fundit



Një 18-vjeçare shqiptare është shpallur në kërkim pasi prej 3 ditësh ka humbur kontaktet me familjen e saj. Shqiptarja quhet Lila Mile dhe prej vitesh jetonte në Fasano të Italisë bashkë me familjen e saj.

Më 10 tetor rreth orës 12:00, vajza e re ka dalë nga banesa e saj për të mos u kthyer më. Ajo ka marrë me vetë vetëm pasaportën dhe është larguar. Të shqetësuar, familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe kanë bërë denoncimin përkatës në komisariat.

Ditën që është larguar nga shtëpia vajza mbante të veshur një këmishë të kuqe dhe një palë pantallona të shkurtra të bardha. Vëllai i Miles ka hapur chatet e motrës dhe ka lexuar disa mesazhe të saj me një djalë shqiptar. Ai ka zbuluar se e motra kishte disa muaj që frekuentonte këtë djalë identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Vëllai i saj ka mohuar për mediat italiane që të të kishte pasur probleme në shtëpi. Ai tha se ditën e ngjarjes vajza tha se nuk ndihej mirë dhe se do të shkonte në spital të bënte një kontroll. Ai tha se 2 ditë më parë ishte parë pranë një ure duke kërkuar transport makinave që kalonin aty. Dëshmitarët që e panë thanë se ajo hipi në një makinë Peugot 107 gri, por më pas nuk ka pasur asnjë të dhënë. ©LAPSI.al




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *