• |
ide | kryesore

Giroud nuk duron më, për Chelsea tani ka probleme: “Luaj pak dhe nuk e pranoj”

Sport



Olivier Giroud po përjeton dy situata të ndryshme, mes klubit të tij Chelsea ku luan me pikatore dhe Kombëtares së Francës ku gëzon gjithnjë vlerësimin e Deschamps, që e zgjedh titullar edhe pse sulmuesi nuk ka minuta në këmbët e tij me Blues. Pikërisht këtu qendron problemi: luan pak në Londër, pasi ylli i tij është lënë në hije nga shpërthimi i Tamy Abraham.

E sulmuesi francez nuk e fsheh zhgënjimin e tij të madh. “Jo, nuk e pranoj. Nuk duhet të jesh fatalist në situata vendimtare – ka thënë sulmuesi për revistën Le Pelerin -. Kam qenë gjithnjë i respektuar dhe kokëulur. Edhe pse nuk jam dakord me trajnerin, nuk e kritikoj. Por brenda meje nuk mund ta pranoj, sepse e di sa vlej në një fushë futbolli”.

Në fakt, për Giroud edhe në Francë është krijuar presion mbi Didier Deschamps, për faktin se e përzgjedh lojtarin përpara Alexander Lacazzette. Madje përpara ndeshjes në shtator me Shqipërinë cështja u bë kritike, por sulmuesi i Chelsea u përgjigj me gol kundër kuqezinjve dhe një përfaqësim që heshti kritikat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *