• |
ide | kryesore

Hamilton mund të “mposhtet” vetëm nga Bottas: ja si e fiton britaniku titullin në Meksikë

Sport



Lewis Hamilton është virtualisht kampion bote në Formula 1 për të gjashtë herë në karrierë. Piloti i Mercedes praktikisht i ka mbyllur llogaritë në Japoni, sepse ka mbetur vetëm Valtteri Bottas në gjendje për ta arritur e kaluar. Një gjë e pamundur për shkak të urdhërave të skuderisë, pavarësisht fitores së finlandezit në Suzuka. Anglezi ka nxjerrë jashtë loje Charles Leclerc (-115) e mund të përgatirë festën e madhe.

Siguria matematike për Hamilton mund të arrijë në Meksikë pas dy javësh, falë avantazhit prej 64 pikësh ndaj Bottas. Kampioni i botës duhet të fitojë 14 pikë ndaj shokut të skuadrës, gjë aspak e lehtë, për të nisur festimet. Leëis, në fakt, duhet të grumbullojë një avantazh prej 78 pikësh për ti përballuar tre garat e fundit (SHBA, Brazil e Abu Dhabi) si kampion.

HAMILTON, KAMPION NË MEKSIKË NËSE…

*Fiton, realizon xhiron më të shpejtë e Bottas nuk shkon përtej vendit të katërt.

*Fiton e Bottas nnuk shkon përtej vendit të pestë.

*Mbërrin i dyti e Bottas nuk shkon më shumë se vendi i tetë e nuk realizon xhiron më të shpejtë.

*Arrin finishin i treti, realizon xhiron e shpejtë e Bottas nuk shkon më shumë se vendi i nëntë.

*Përfundon i treti e Bottas nuk kap më shumë se vendi i 10, pa krye xhiron më të shpejtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *