• |
ide | kryesore

Historia e panjohur e Marsidës/ Divorci dhe bashkëjetesa me Indritin që sot është në burg

Lajme, Të fundit



Marsida Qatja, 30-vjeçarja e cila dyshohet se u bë shkaku për vrasjen e Dritan Haxhollit në Kavajë, ka pasur një jetë komplekse. Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe ka lidhur martesë dy herë. Marsida Qatja është martuar për herë të parë në vitin 2005 kur ka qenë vetëm 16 vjeç. Bashkëjetesa dhe martesa me bashkëshortin e parë zgjati më shumë se 12 vite. Çifti solli në jetë dy fëmijë, sot 9 dhe 14 vjeç. 

Martesa me bashkëshortin E.S. përfundoi ligjërisht më 8 Shkurt 2017. Kërkesa për divorc u bë nga burri i Marsidës, i cili argumentonte se mes tyre kishte grindje të vazhdueshme. Për shkak të zënkave, për rreth 1 vit çifti nuk ka jetuar bashkë. Gjatë kësaj kohe, Marsida bashkëjetonte me një person tjetër.

marsida me burrin

“Nga parashtrimet e palëve ndërgjyqëse si në seancë përgatitore/pajtim dhe në atë gjyqësore u pretendua se, në fillimet e tyre marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira. Më pas konfliktet ndërmjet palëve ndërgjyqëse janë shndërruar në grindje të vazhdueshme të cilat kanë sjellë si pasojë ndërprerjen e jetës së përbashkët prej gati një viti, periudhë në të cilën e paditura ka filluar bashkëjetesën me një tjetër person.

Në situatën sa sipër, sipas palëve ndërgjyqëse, martesa ka humbur qëllimin dhe funksionin për të cilin ajo është lidhur. Gjykata vlerëson se martesa është bashkimi vullnetar, personal, solemn, jo pasuror i një burri dhe një gruaje”, – thuhet në vendimin e Gjykatës së Kavajës për divorcin mes çiftit.

Trupa gjykuese vendosi t’ia lërë kujdestarinë e dy fëmijëve Marsida Qatjës. Babai do të duhej të paguante 100 mijë Lekë të vjetra në muaj si detyrim ushqimor për dy fëmijët. Gjykata i dha të drejtën për t’i takuar dy herë në muaj nga e premtja në orën 10:00 deri të dielën në të njëjtën orë, si dhe t’i mbajë 15 ditëshin e parë të muajit Gusht çdo vit.

marsdisaaaaa

Pas zgjidhjes së martesës me burrin e parë, Marsida Qatja u martua për herë të dytë me Indrit Hysenin, me të cilin ka edhe një djalë 2 vjeç. Bashkëshorti i dytë ndodhet në burg në Gjermani, ku vuan dënimin për drogë.

Por, duket se gjatë kësaj kohe 30-vjeçarja Qatja ka patur edhe lidhje jashtëmartesore. Nga burimet policore thuhet se ka qenë e lidhur me Dritan Haxhollin, kjo referuar edhe deklarimeve të parë në polici të Marsida Qatjas pas vrasjes së Haxhollit.

Por dyshohet se lidhja mes tyre ka përfunduar para disa kohësh. Në media dhe policia, Marsida Qatja u shpreh se Dritan Haxholli e kërcënonte muajt e fundit duke i kërkuar marrëdhënie seksuale. Në orët e para të mëngjesit të 10 Tetorit, në banesën e saj në Kavajë pati përleshje me armës mes Dritan Haxhollit dhe policit të burgjeve Bledar Toçi. Ky i fundit ndodhej në banesën e Marsidës së bashku me dy fqinjët e 30-vjeçares, Xhulio Biturkun dhe Ermir Çelën. Sikurse kanë deklaruar, dy fqinjët dhe Toçi kishin shkuar në banesën e Marsidës për ta mbrojtur nga Dritan Haxholli.

Sapo Haxholli hapi derën e apartamentit të Marsida Qatjas, me të parin që u përball ishte Bledar Toçi ndaj të cilit hapi zjarr menjëherë. Toçi u plagos vetëm me një plumb kallashnikovi, ndërsa u kundërpërgjigj me armën e tij të shërbimit duke lënë të vdekur në vend Dritan Haxhollin. /tvklan.al



5 Comments

  1. Akoma merreni me kete veremlien se late nam. Dava baxhelle qe kerkoni ta paraqitni si te vuajtur dhe me halle

    1. Ajo e vuajtur??? Po ajo duke bo qef nga kari m kar ti thua e vuajtur. Ajo duhet te jete sh e kenaqur dhe bravo i qofte per jeten skandinave qe ka bere. Te ishin te gjitha keshtu Shqiperia do ishte me pa komplekse dhe njerzit dhume me pa stresse.

  2. Fiks polici e denje per ps e rilindje bashke . Kujt po ja shisni si histori ” dashurie” se na neveritet. Kjo grua viktima e gjalle dhe e radhes e krimit. Fatkeqsi.

  3. Ka plas empatia madhe ke gazetaret per Marsiden!
    Disa pyetje kisha une per ju zoterinj gazetare :
    A punonte kjo grua dhe çfare pune bente ?
    Çfare te ardhurash kishte qe ushqej ajo sebashku me tre femijet dhe kishte para edhe per te blere droge?
    Çfare do te thonin keta gazetaret shpirtdhembsur nese gruaja e tyre mblidhej ne mbremje vone me tre kate burra ne dhomen w ndejtjes , konsumonte droge me ta te cilet ishin edhe te armatosur e njeri prej tyre kerkohej nga policia per vrasje.
    Do t‘u vinte keq per gruan nese femijet tuaj ashtu si te Marsides do te rriteshin ne rrethana te tilla?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *