• |
ide | kryesore

Këshilli Europian rekomandon hapjen e negociatave me kushte për Shqipërinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli Europian do të propozojë hapjen me kushte të negociatave me Shqipërinë.

Më poshtë janë draft-konkluzionet e Këshillit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kushtet e vendosura në draftin paraprak ngjasojnë me ato të Berlinit zyrtar, përpara se te jepte “Po”-në në Bundestag.

Në thelb, kushtet lidhen me reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.

“Këshilli Europian vendos të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë. Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të progresit të bërë, Shqipëria duhet të sigurojë:

  1. Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
  2. Nisjen e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve nga procesi i vetting-ut.
  3. Hetim rasteve dhe akuzave për krim elektoral.
  4. Ngritja dhe funksionimi i SPAK.
  5. Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë.
  6. Të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.
  7. Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019”

Por ndërsa Shqipërisë i kërkohen të gjitha këto, Këshilli inkurajon klasën politike të zgjidhë ngërçin politik.

Partitë e opozitës duhet të rindërtojnë në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformës në BE dhe të dialogojnë për të kapërcyer polarizimin politik”, shkruhet në draftin e konkluzioneve të Këshillit.



8 Comments

  1. Nuk me duken vendet e tjera. Me pak korrupsion…. E ne fund te findit jan ne Europe…. Eshte nje fraze e madhe e Pader Gjergj Fishtes…. O EUROPE O KURVE E VJETET…. e me te vertet e keshu.. Realiteti edhe sot… Realiteti e kesaj Europe qe kerkon…. Te shkelqyeren… Vet easht zero

  2. Kushtet e KI janë po ato të Bundestagut gjerman.
    Kjartazi që ky “pranim” i hapjes së negociatave, kondicionohet me plotësimin paraprak të këtyre kushteve.
    Për opozitën rekomandohet që ajo të hyjë në institucione, pra për të hyrë në parlament.
    Por problemi është :
    Si do të plotësohen këto kushte kur kryeministri as përmend gjëkund që duhen ndëshkuar abuzuesit me votën ?
    I pari që duhet të ndëshkohet për këtë, është kryeministri , dora vetë.
    Që opozita të ketë hyrë në parlament si kusht për hapjen e negociatave, duhet medoemos të bëhen zgjedhje të parakohëshme me një qeveri kalimtare.
    Nuk e thotë troç këtë as KI e as Bundestagu gjerman, por llogjika e ngjarjeve, detyrimisht të shpie në këtë rrugëzgjidhje.
    Reforma e plotë zgjedhore, nuk mund të bëhet me një farë opozite fantazmë në parlament, që nuk përfaqëson asnjë parti e nuk është përfaqësuese e votave në shumicë të elektoratit.
    Derisa ngulin këmbë që sistemi zgjedhor duhet të bëhet me lista të hapura, e pranojnë edhe vetë se me listat e mbyllura kanë hyrë aksidentalisht në parlament.
    Parlamenti nuk i përgjigjet kërkesës Kushtetuese me numurin e cunguar të tij, e nuk ka Gjykatë kushtetuese që mund të njohë vendimet e një parlamenti me 20 deputetë më pak nga numuri i caktuar.
    Duhet të bëhen zgjedhje të parakohëshme që opozita të futet në parlament si produkt i zgjedhjeve.
    Opozitarët që u ftuan nga mazhoranca për të zënë vendin e opozitës institucionale, le ti provojnë forcat në zgjedhjet e parakohëshme, si partia e Patozit apo qoftë edhe si “të pamvarur”, që të justifikojnë mandatin e deputetit pasi në këto kushte po luajnë rolin e bedelit opozitar, vetëm për të marë rogën.
    Pra ngado që ta kthesh, që të plotësohen këto kushte duhet qe detyrimisht të bëhen zgjedhje të parakohëshme, e kush nuk e pranon këtë, nuk e do hapjen e negociatave.

  3. Moos,do u ngrika flamuri i PDse ne gjysem shtize,po do na u merzitka edhe Bushati me Shullakun,aman se mos na i pushon zemra plakut te pjerdhur Berisha i Viçidolit…Basha ik se deshtove totalisht!!!

  4. Pra pazel fillon te qartesohet,deri ne gjysmen e pare te 2020 spak-u eshte ngritur si dhe gjykata kushtetuese dhe fillon veprimi i drejtesise me burgosjen e Ilir Metes dhe Sali Berishes,pastaj gjykata kushtetuese nuk do njohe zgjedhjet e 30 qershorit,keshtuqe do shkohet ne zgjedhje te parakoheshme edhe qendrore edhe lokale ne nje dite,me kete rast edhe opozita kthehet ne sistem me justifikimin e mos njohjes se 30 qershorit nga gjykata kushtetuese,te cilen do e quaje si fitore te opozites,mbas zgjedhjeve Basha humbet perseri,megjithse me rezultat te ngushte,keshtuqe largohet nga kryetar i PDse dhe futet edhe ai ne burg per arsyet qe dihen,keshtu Shqiperia hyn ne normalitet…

    1. E kush ta DHA kete lajm ty tao tao i Toyota yarisit o sufllaqexhi o 2 mij leksh spiun apo spiropidhja apo ajo besa kurva me olta bythqiren

  5. E kush ta DHA kete lajm ty tao tao i Toyota yarisit o sufllaqexhi o 2 mij leksh spiun apo spiropidhja apo ajo besa kurva me olta bythqiren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *