• |
ide | kryesore

Kualifikuese/ Garë në distancë mes Gjermanisë e Hollandës:detyrim fitore për Uellsin e Maqedoninë e Veriut

Sport



Shoqëria e pakëndshme e Irlandës së Veriut, e ka bërë më emocionuese garën për Gjermaninë e Hollandën. Pasi kanë shkuar të fitojnë në shtëpitë e njëri-tjetrit, dy pretendentët kryesorë të grupit C kërkojnë tani të mos befasohen nga irlandezët, që kanë luajtur një ndeshje më shumë por janë në kuotën e 12 pikëve sa tulipanët e panzerat. Formacioni i Loë është i impenjuar në transfertën e Estonisë, vendi i fundit me vetëm 1 pikë, ndërsa hollandezët udhëtojnë në Bjellorusi, që të katër pikët i ka marrë në dy ndeshjet me estonezët.

Me 13 pikë Kroacia është dominuesja e grupit E, por gjërat bëhen të rrezikshme në transfertën me Uellsin. Britanikët kanë nevojë për një fitore për tu futur në lojë, duke bërë të mundur reduktimin e diferencës me nënkampionët e botës nga 6 në tre pikë. Një fitore e mundshme edhe e Hungarisë (9), në shtëpi, kundër Azerbaixhanit do ta ngjeshte shumë kreun e grupit, në kohën kur Sllovakia me 10 pikë do të luajë në nëntor.

Ndeshje për të mos u humbur për Maqedoninë e Veriut, në transfertën e vështirë kundër Polonisë kryesuese. Lewandowski e të tjerët me 16 pikë, synojnë të mbyllin historinë kualifikim. Do të ishte fundi i ëndërrës për maqedonasit të ndaluar në kuotën 11, gjithnjë nëse fiton Austria. Me 13 pikë austrikët kanë një ndeshje vendimtare me Slloveninë që e ndjek me dy pikë distancë, po aq sa Maqedonia e Veriut që shpreson në një kombinim rezultatesh për të marrë vendin e dytë të grupit.

Vetëm një gol të pësuar në 7 ndeshje dhe pikë të plota si lideri i padiskutueshëm i Grupit I. Belgjika e ka sigurur Euro 2020, por kundër Kazakhistanit kërkon të vashdojë rekordin me vetëm fitore. Cështje praktikisht e mbyllur edhe për vendin e dytë, por Rusia me 18 pikë nuk kërkon ti japë shpresë në ndeshjet e mbetura Qipros, kur të vizitojë ishullin për një ndeshje ku edhe barazimi i bën punë.

EURO – QUALIFICATION:: GROUP C
18:00 Belarus ? – ? Netherlands
20:45 Estonia ? – ? Germany
EURO – QUALIFICATION:: GROUP E
18:00 Hungary ? – ? Azerbaijan
20:45 Wales ? – ? Croatia
EURO – QUALIFICATION:: GROUP G
20:45 Poland ? – ? North Macedonia
20:45 Slovenia ? – ? Austria
EURO – QUALIFICATION:: GROUP I
15:00 Kazakhstan ? – ? Belgium
18:00 Cyprus ? – ? Russia
18:00 Scotland ? – ? San Marino



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *