• |
ide | kryesore

Mesazhet/ Çfarë i shkruante në Facebook Marsida Qatja ishit që u humbi jetën Haxholli

Arkiva, Lajme, Të fundit



Marsida Qatja dhe Dritan Haxholli kanë pasur një marrëdhënie shumë të afërt mes tyre, përpara se 31-vjeçarja t’i jepte fund lidhjes.

Sikurse ka deklaruar edhe vetë 31-vjeçarja në dëshminë e saj të parë në polici ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë, ajo ka pasur lidhje jashtë martesore me Dritan Haxhollin, thonë burimet.

Nuk dihet për sa kohë ka vazhduar lidhja e tyre, por sikurse shihet në Facebook-un e të ndjerit, Marsida Qatja ka qenë aktive me komente.

Në një foto të Haxhollit, 31-vjeçarja komentonte duke komplimentuar ish të dashurin e saj.

‘Je super i lezetshëm’, i shkruante ajo në një koment anglisht në muajin Maj të këtij viti.

Image

Por kohët e fundit lidhja mes tyre kishte përfunduar. Ka qenë Marsida ajo që kishte hequr dorë nga kjo marrëdhënie, por që mesa duket nuk pranohej nga viktima.

Dritan Haxholli dyshonte se Marsida Qatja ishte lidhur me Bledar Toçin, shefin e sigurisë së brendshme të burgut të Durrësit.

Në orët e para të mëngjesit të 10 Tetorit, Dritan Haxholli shkoi në banesën e Marsida Qatjas dhe aty e gjeti me Bledar Toçin dhe dy fqinjë të tjerë, Xhulio Biturkun dhe Ermir Çelën. Haxholli, i cili kishte shkuar në banesë i armatosur me kallashnikov, u lejua të hynte brenda.

Sapo hapi derën e apartamentit, me të parin që u përball ishte Bledar Toçi ndaj të cilit hapi zjarr menjëherë. Toçi u plagos vetëm me një plumb kallashnikovi, ndërsa u kundërpërgjigj me armën e tij të shërbimit duke lënë të vdekur në vend Dritan Haxhollin, shkruan tvklan.

Grupi hetimor gjeti në vendngjarje plot 17 gëzhoja pistolete dhe 1 gëzhojë kallashnikovi. Shefi i sigurisë së burgut të Durrësit është arrestuar me akuzën e vrasjes me dashje.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *