• |
ide | kryesore

Ministri i jashtëm grek në “Kathimerini”: Ramës ia thamë prerë në New York

Lajme, Të fundit



Greqia mbështet perspektivën e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, por sipas ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, Shqipëria duhet të plotësojë një nga kushtet kryesore që kërkon Athina ndaj Tiranës: të respektohen të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

“Flasim ndershmërisht me Shqipërinë. Kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës Greke. Ne nuk kemi pretendime për Shqipërinë. Greqia është një faktor i stabilitetit dhe sigurisë së kufijve. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të kuptojë që ecuria e saj europiane përmban mbrojtjen e te drejtave dhe parimeve europiane, të cilat sigurojnë mbrojtjen e pakicave.

Kërkon gjithashtu respektimin e pasurive të tyre. Dhe nuk ka mundësi që pasuritë në zonën bregdetare të mos jenë objekt që duhet mbrojtur” – ka deklaruar kryediplomati grek në një intervistë të dhënë për gazetën “Kathimerini”.

Referuar dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Dendias deklaroi se “ne do të donim që të dy vendet të ecnin përpara, ky është realiteti, ky është interesi i tyre dhe në të njëjtën kohë, interesi i Greqisë dhe BE-së. Por ata duhet të plotësojnë kushtet”.

“Z. Mitsotakis u takua me Z. Rama në Nju Jork, dhe unë gjithashtu isha në takim, ai i tha qartë: Respektim i minoritetit grek. Por kjo nuk është pretendimi i Greqisë kundër Shqipërisë, por është një e drejtë themelore e njeriut. A mund të thotë dikush “Jo ti nuk je” kur mendon se i përket pakicës Greke?”, tha diplomati grek ndër të tjera.

I pyetur për Maqedoninë e Veriut, Dendias tha se qeveria e Shkupit duhet të respektoje detyrimet nga Marrëveshja e Prespës në mënyrë rigoroze.



3 Comments

  1. IKNI O KURVA TE LINDURA
    MINORITETI KETU KA BERE PALLE KETA PO NE NJE VRIME I BIEN KAVALLIT .
    ROPT KU TI KENI OR JEVGJITERIT E EVROPES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *