• |
ide | kryesore

Përplasja/ Lleshaj: PD përdori fëmijët. Bardhi: Ke 2 shtëpi të padeklaruara

Lajme, Të fundit



Menjëherë pas lajmit se është shoqëruar në polici ish-deputeti i PD Klevis Balliu dhe disa protestues te Unaza e Re, ka reaguar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ai shkroi në Facebook se PD është një grupim që tenton të përdorë abuzivisht dhe fshihet pas fëmijëve dhe grave, ndërsa thotë se qytetarët duhet të adresojnë problemet në mënyrë institucionale.

“Drejtues të saj u fshehën pas fëmijëve dhe grave, të cilët u përdorën në mënyrë abuzive, si shprehje tronditëse e mungesës së përgjegjshmërisë dhe e kurajos. Drejtuesit e PD duhet të dinë mirë një gjë: Policia e Shtetit nuk do të përballet kurrë me fëmijët e keqpërdorur politikisht. Por, në të njëjtën kohë, ajo nuk do të tolerojë asnjë pengmarrje të qytetit nga një grup parapolitik i dalë dëshpërimisht jashtë rrugës së arsyes dhe të ligjit” – shkruan ndër të tjera Lleshaj.

Kësaj deklarate iu përgjigj numri “2” i PD-së, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Edhe ky në Facebook shkroi se ministri i Brendshëm ka 2 shtëpi të padeklaruara.

“Sander Lleshaj nuk mund ta kuptojë qendresën e burrave, grave dhe fëmijëve në mbrojtje të shtëpive të tyre nga fadroma e korrupsionit të shefit të tij Edi Rama, sepse Sandër Lleshaj nuk ka derdhur ndonjëherë djersë për shtëpinë e tij.

Ai jeton në dy shtëpi të padeklaruara. Për njërën ka marrë kredi të butë nga qeveria që në 2009 dhe, në mënyrë të paligjshme, nuk e ka përdorur deri në vitin 2018, sa janë të dhënat zyrtare.

Shtëpia tjetër ku Sandër Lleshaj jeton është në Lalz, por ajo nuk figuron askund. Të gjithë e dinë që ministri katil, që nxjerr policinë kundër grave dhe fëmijëve, por nuk lufton krimin, jeton sa pranë qendrës së Tiranës, aq në Gjirin e Lalzit, në shtëpi të padeklaruara” – shkroi Bardhi. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *