• |
ide | kryesore

Shpërthen skandali në Angli: largohet nga grumbullimi për dëmtim, kapet ‘mat’ në kazino

Sport



Sikur të mos mjaftonte humbja kundër Republikës Ceke, të tjera probleme shfaqen në kampin e Anglisë: bëhet fjalë për James Maddison. Mesfushori i Leicester ishte larguar nga grumbullimi kombëtares një ditë para sfidës kualifikuese për Euro 2020, për një virozë gripale që mund ti ngjitej shokëve të skuadrës. Por në mbrëmjen e ndeshjes, Maddison është parë në një kazino në Leicester ndërsa luante poker…

Maddison, talenti që i kishte treguar kualitetet e tij me Under 21, ishte gati të debutonte me fanellën e Anglisë, por episodi mund të kompromentojë të ardhmen në seleksionimet e Southgate. “E dimë që është një fans i madh i poker – ishin fjalët e thëna për The Sun nga një dëshmitar në kazino – por u surprizuam ta shihnim aty ndërsa duhet të ishte në fushë me kombëtaren”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *