• |
ide | kryesore

Spanja vendos rekordin: për herë të parë në fushë 11 lojtarë të klubeve të ndryshme

Sport



99 vjet e 699 ndeshje të luajtura, por ka gjëra që ende mund të besfasojnë në futboll. Ka ndodhur në Spanjë, në sfidën kualifikuese të Euro 2020 kundër Norvegjisë (1-1 me surprizën e King në të 94′). Në Oslo sidoqoftë është shkruar një faqe e re e historisë për Furitë e Kuqe që për herë të parë kanë zbritur në fushë nga fillimi me 11 lojtarë të klubeve të ndryshme: dicka që nuk ishte verifikuar kurrë më parë.

Gjithcka në të njëjtën mbrëmje në të cilën Sergio Ramos u bë lojtari me më shumë prezenca me fanellën e kombëtares spanjolle: 168. Ky është formacioni që u fut në histori falë zgjedhjes së bërë nga tekniku Robert Moreno, për ti besuar lojtarëve nga klube të ndryshme: Chelsea (Kepa), Siviglia (Navas), Villarreal (Albiol), Real Madrid (Sergio Ramos), Paris Saint-Germain (Bernat), Napoli (Fabian Ruiz), Barcellona (Busquets), Atletico Madrid (Saul), Real Sociedad (Oyazabal), Valencia (Rodrigo Moreno) e Arsenal (Ceballos).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *