• |
ide | kryesore

Turqit pushtojnë Francën: Parisi në alarm, mund të jenë 40.000 tifozë të infiltruar

Sport



Autoritete franceze e forcat e rendit janë në alarm total për ndeshjen Francë-Turqi, për kualifikueset e Euro 2020, në program për tu luajtur të hënën në mbrëmje në Stade de France. Rivaliteti mes tifozerive, precedentët negativë e situata politike aktuale e vendosin ndeshjen në rrezik. Për më tepër që turqit në shkallët e stadiumit mund të jenë më shumë se 3.200 të parashikuar për ndeshjen, në një stadium të njoftuar të tejmbushur.

Ofensiva turke në Kurdistan e ka rritur ndjeshëm tensionin, por – shpjegon l’Equipe – precedentët mes dy kombëtareve nuk janë gjithashtu në favor. Në qershor, në ndeshjen e luajtur në Konya, himni francez ‘Marsejeza’ u mbyt nga fërshëllimat, që Emmanuel Macron i përcaktoi “të papranueshme”. Cfarë do të ndodhë të hënën nëse, ashtu si ka bërë të ditur e përditshmja sportive, nuk do të jenë vetëm 3.200 turq të cilëve i janë shitur biletat zyrtarisht e që do të pozicionohen në sektorin mik, por ndoshta 30.000 ose 40.000 të shpërndarë në gjithë impiantin e Saint-Denis? Janë sinjalizuar në fakt se mijëra turq janë në udhëtim nga vendet e afërta me Francën ku ka komunitete të rëndësishme, nga Gjermania, Belgjika e Zvicra.

Deklaratat e ashpra të presidentit Emmanuel Macron, që ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake të nisura nga Turqia e ka rritur së tepërmi tensionin, aq sa qarkullojnë zëra se nuk do të ketë asnjë autoritet politik në tribunë. Detajimi i përgatitur nga forcat e rendit është nga ato të rasteve më delikate: 600 policë përreth stadiumit, mbikqyrje e përforcuar metropolitane, 1.400 steëard në hyrje e brenda stadiumit, ndalimi i shitjeve të pijeve alkolike edhe në afërsi të Stade de France.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *