• |
ide | kryesore

Barbana Dini do të publikojë këngën e pa përfundur të vëllait të saj (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Janë bërë gati 3 vite që publikut shqiptar i mungon zëri i të talentuarit Ergi Dini. Ai ndërroi jetë në mënyrë tragjike në vitin 2016, por pas ka lënë disa këngë dhe performanca mjaft të realizuara. Nesër artisti do të festonte ditëlindjen e tij dhe në këtë ditë, motra e tij, Barbana Dini ka një surprizë për të gjithë ata që e donin punën e tij. Këngëtarja më 15 tetor do të publikojë një këngë që mban titullin “Ku je” dhe është një projekt që ishte menduar të publikohej para se Ergi të ndërronte jetë.

“Nesër, me 15 tetor, në ditëlindjen e Ergit vjen bashkëpunimi më i rëndësishëm i jetës time personale dhe artistike! Një këngë e krijuar nga Ergi ku bashkohemi të dy për herë të parë dhe të fundit, në një dimension tjetër! Nesër, së bashku me ëngjëllin tim, gjysmën e shpirtit Ergi Dini vjen ‘Ku je’”, shkruan Barbana në promon e klipit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *