• |
ide | kryesore

Bllokuan rrugën tek Unaza e Re, Gjykata liron 3 protestuesit

Lajme, Të fundit



Katër ditë pas shoqërimit dhe mbajtjes së tyre në qelitë e Komisariatit nr 6 në kryeqytet, Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për tre banorët e Unazës së Re.

Instanca e gjykimit vendosi që shtetasit Eduard Ferhati, Tomor Gjata dhe Ruzhdi Daci të sanksionohen vetëm me “detyrim paraqitje”.

Të ndaluarit akuzoheshin për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Me ndryshimet e bëra së fundmi në Kodin Penal, bllokimi i rrugës përbën vepër penale që dënohet deri në 3 vite burg.

Mbrëmjen e djeshme, banorët e Astirit vijuan protestën e tyre të përnatshme kundër zbatimit të projektit të “Unazës së Re”, që parashikon shembjen e shumë banesave në këtë zonë. Gjatë protestës, pati përplasje mes tyre dhe forcave policore, që arrestuan 10 persona.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *