• |
ide | kryesore

Brexit/ Mbretëresha Elisabeth II: Do largohemi nga BE-ja më 31 tetor

Planet



E gjithë bota sot ka mbajtur sytë nga ceremonia e veçantë në Mbretërinë e Bashkuar, ku Mbretëresha Elisabethe II po mban fjalimin e saj të 65-të para Parlamentit, Gjyqësorit dhe Ekzekutivit. Kjo është ndër të rrallat herë, kur tre pushtetet në Britani ecin krah monarkut.

Sot në Parlamentin Britanik është shënuar hapja e një seance të re parlamentare, e cila u lë deputetëve vetëm pak ditë që të nxitojnë në hartimin e një projektligji për sigurimin e një marrëveshjeje të Brexit. Mbretëresha 93-vjeçare shoqërohet në këtë seancë nga djali i saj i madh Princi Charles.

Gjatë fjalimit të saj në Parlament, mbretëresha Elisabeth foli për rëndësinë e “mbrojtjes së integritetit të demokracisë”. Ajo gjithashtu përshkroi politikat e reja që do të godasin kriminelët e dhunshëm dhe të huaj. Më së shumti mbretëresha u fokusua tek BREXIT, tregtia globale dhe roli i Britanisë në botë.

Ndërkohë që Britania e Madhe do të ikë nga Bashkimi Evropian, qeveria ime siguron se do të vazhdojë të luajë një rol drejtues në cështjet globale, duke mbrojtur interesat e veta dhe duke promovuar vlerat e saj. Qeveria ime do të jetë në krye të përpjekjeve për të zgjidhur cështjet më kompelse të sigurisë ndërkombëtare. Do të jemi pararojë në tregtinë e lire globale dhe do të ecim krah për krah me partnerët ndërkombëtare për të zgjidhur ndryshimet më të rëndësishme botërore. Do të jenë prioritet ndryshimet klimaterike dhe që të gjitha vajzat të kenë akses në edukimin 12 vjecar”, është shprehur ajo gjatë fjalimit.

Me daljen nga BE, Mbretëresha garantoi se të gjithë ata rezidentë qytetarë evropianë që kanë ndërtuar jeten e tyre në Britani dhe kontribuojnë në Mbretërinë e Bashkuar, “do të kenë të drejtën të qëndrojnë aty”.

Prioriteti i qeverisë sime ka qenë gjithmonë ai i sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar që të dalë nga BE në 31 tetor. Qeveria ime do të punojë për të ndërtuar një partneritet me Bashkimin Evropian, bazuar në tregtinë e lire dhe bashkëpunimin miqësor”, mbylli fjalën e saj mbretëresha. Ajo tha se ministrat e saj do të punojnë për një regjim të ri të peshkimit, agrikulturës dhe tregtisë duke zgjidhur mundësitë që ngrihen nga dalja nga BE./ metro.co



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *