• |
ide | kryesore

“Champions largohet nga Stambolli?”: UEFA po vlerëson alternativën

Sport

“Të heqësh një finale të Champions League është një akt i fortë nga pikëpamja sportive, nuk jemi ende në gjendjen për të folur për këtë”. Këto janë fjalët e Michele Uva, zëvendëspresidenti i Uefa, në ndërhyrjen e tij për Radio 1, për të folur për implikimet sportive në luftën që ka shpërthyer nga Turqia në Siri e për mundësinë për të mos e zhvilluar finalen e programuar të Champions League në Stamboll. “Eshtë e qartë që do të vlerësojmë me presidentin Ceferin e komitetin ekzekutiv, por për momentin më duket e parakohshme të flasim për sanksione të këtij niveli”, shtoi ai.

Uefa-s nuk i ka shpëtuar pa vëmendje përshëndetja e futbollistëve të Turqisë pas golit të fitores në ndeshjen kundër Shqipërisë në Stamboll. “Personalisht nuk e kam parë atë gjest, që sigurisht mund të ngjajnë një provokim. Rregullorja ndalon referime politike e edhe fetare? Po, e mund të garantoj që do ta ekzaminojmë këtë situatë. Më lejoni të kontrolloj”, pati deklaruar shefi i zyrës së shtypit të Uefa-s, Philip Toënsend, në lidhje me përshëndetjen ushtarake të bërë në fushë nga futbollistët e kombëtares turke, pas golit të minutës së 90 kundër kuqezinjve, në mbështetje të forcave të armatosura turke, të impenjuara në një ofensivë në Sirinë e Veriut.

1 Comment

  1. Hahahahah – Uefa!
    Te kishte ndodhur pershendetja ushtarake ne tufe me Francen, 3-pikeshi ne tavoline direkt Frances!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu