• |
ide | kryesore

Crouch rrëfen tmerrin në Sardenjë: “Unë dhe gruaja ime rrezikuam jetën”

Sport



Kurrë mos i beso detit të hapur, as kur dita nis si duhet. Peter Crouch e ka provuar në kurriz të tij dhe e di çdo të thotë të jesh larg bregut e të rrezikosh jetën. Sulmuesi ka hequr dorë në fund të sezonit të kaluar, pas eksperiencës me Burnley e po i gëzohet jetës së dytë duke komentuar futbollin e duke treguar histori nga e shkuara e tij. Por kur ishte ende në kulmin e tij, në 2009-ën, anglezi ka rrezikuar të përfundojë keq: e futbolli nuk hyn fare në këtë rast.

Ish-sulmuesi ka rrëfyer kalvarin e përjetuar rreth 10 vjet më parë në librin e tij të ri “I, Robot: How to Be a Footballer 2”: në 2009 Crouch dhe bashkëshortja e tij Abbey Clancy kanë provuar të shpëtojnë me varkën e tyre nga një stuhi e të evitojnë përplasjen me shkëmbinjtë e bregdetit sard. Daily Mirror ka sjellë fjalët e sulmuesit: “Kisha marrë me qira një motoskaf vetëm për ne të dy dhe shkuam pak milje jashtë Porto Cervo për të marrë rreze. Po bënim banjo dielli, kur kuptova se papritmas moti po përkeqësohej. Unë u përpoqa të kapja spirancën, por ajo u bllokua nga diçka dhe kur u përpoqa ta ktheja varkën, asgjë nuk ndodhi. Na zuri paniku”. Çifti i trembej më të keqes …

Crouch përshkroi në detaje se si shkuan gjërat: “Era trazoi detin, varka jonë u godit nga valët duke na shtyrë drejt bregut. Kishte shkëmbinj të mëdhenj të thepisur ”. Nga frika, ish-sulmuesi mori një nxjerrëse tapash dhe filloi të priste litarin: “Në kuvertën e varkës kishte gjak, u frikësova … Ajo që filloi si një gjest romantik po shndërrohej në një film horror, shkëmbinjtë po afroheshin gjithmonë e më shumë. Litari u këput dhe ne arritëm të shpëtonim. Nuk e di nëse do të kishim vdekur apo nëse do të ishim përplasur me shkëmbinjtë, por nuk do të ishte një gjë mirë për pamjen time”. Pjesa e dytë e autobiografisë së ish-yllit të Liverpool dhe Stoke City do të dalë në 17 tetor, një dekadë pas ngjarjes së frikshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *