• |
ide | kryesore

De Rossi-Boca dashuri e mbaruar ende pa nisur mirë: e ardhmja e mesfushorit në udhëkryq

Sport



Është duke përfunduar aventura argjentinase e Daniele De Rossi. Ish-mesfushori i Romës, i cili iu bashkua Boca Juniors me entuziasëm të madh dhe është pritur si një idhull nga tifozës e Xenezeise, mund ta mbyllë tashmë që në janar, pas thuajse 6 muajsh, eksperiencën e tij në Amerikën e Jugut.

Futbollisti ka luajtur vetëm 336 minuta në total, në kampionat e ka zbritur në fushë vetëm në tre ndeshje, ndërsa më pas ka qenë i shoqëruar nga shumë dëmtime që po e shqetësojnë prej shumë vitesh. Lojtari është aktualisht duke rikuperuar nga një dëmtim i dyfishtë në pulpë, një problem muskulor i ndodhur në stërvitje, që do ta mbajë me shumë gjasa jashtë nga gjysmëfinalja e kthimit e Kupës Libertadores ndaj rivalëve të River Plate. De Rossi kishte humbur edhe ndeshjen e vajtjes për shkak të një problemi në gju.

Sipas asaj, që raporton “La Nacion”, diçka nuk po funksionon edhe me trajnerin Gustavo Alfaro, që është duke e penalizuar në zgjedhjet e tij të formacionit. Entuziazmi i ditëve të para të tifozëve dhe mediave është zbehur: “Në nivelin e imazhit ardhja e De Rosit deri më tani është quajtur një sukses, në nivelin sportiv në fakt nuk kanë ardhur rezultatet e pritshme”. Mbi të gjitha në dhjetor do të mbahen zgjedhjet e drejtuesve: nëse presidenti Angelici dhe Nicola Burdisso nuk do të rizgjidhen, ish-kapiteni i Romës mund të ndërpresë në mënyrë të menjëhershme dhe të papritur raportin me Boca. Për De Rosin do të hapeshin dy rrugë: ose tërheqja, ose një kontratë e re në një vend tjetër si Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Kinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *