• |
ide | kryesore

Demagogjia banale e Ramës: “Fajin na e ka Europa”

-Instant, 1, 2, Ide



Edi Rama nuk resht së deklaruari, në mënyrën më sipërfaqësore, se shkaku i mospranimit të hapjes së negociatave qëndron te problemet e Europës, te rritja e partive antievropianiste, jo te ne. Them se Kryeministrit i duhen drejtuar disa pyetje për ta thelluar sadopak këtë pohim, të tilla si: Cilët janë problemet brenda Evropës? Nga çfarë burojnë ato? A kanë ndonjë lidhje me problemet tona? A i rëndojmë ne, me hyrjen në BE, këto probleme apo jo?

Mendoj se kur flasim për problemet brenda Europës, duhet të dallojmë dy kategori syresh: ato të Evropës së sistemit dhe ato të Evropës antisistem, që ndërthuren me njëri-tjetrin duke pasur një nga pikat e nxehta të ndërthurjes pikërisht debatin e zgjerimit apo jo të BE-së me vende si Shqipëria. Le t’i analizojmë shkurt këto dy kategori problemesh të Evropës.

Europa e sistemit ka sot një nga problemet kryesore faktin që jo të gjitha vendet evropiane rezultojnë njëlloj të suksesshme brenda sistemit. Ka vende si Gjermania që janë shumë më të suksesshme se vende si Greqia apo edhe Italia që kanë probleme me borxhin, evazionin fiskal me të famshmin “spread” etj.. Pakënaqësitë e këtyre diferencave janë amplifikuar shumë edhe nga futja në BE e dhjetë vendeve të tjera, ndër të cilat 8 prej ish-Lindjes, sepse vendet kryesore japin më shumë sesa marrin nga bashkësia evropiane. Kjo ka bërë të flitet për Europën me dy shpejtësi, për një Europë të Veriut dhe një të Jugut apo, së fundi, për një Europë që, sipas Makronit, duhet të ngulmojë në forcimin brenda vetes përpara zgjerimit.

Një kategori tjetër problemesh janë ato që i gjen në argumentet antisistem të sovranistëve, sipas të cilëve, globalizmi dhe neoliberizmi i Europës së sistemit ka krijuar një polarizim të paparë midis një pakice që dikton politikat dhe një shumice që i pëson këto politika. Popujt evropianë, duke u ndierë gjithnjë e më të tradhtuar nga elitat politike, kulturore, mediatike, nacionale por edhe nga i ashtuquajturi projekt evropian, që sipas tyre bën lojën e oligarkive nacionale dhe multinacionale, gjithnjë e më shumë po u drejtohen sovranistëve. Ata të djathtë u ofrojnë si zgjidhje nacionalizmin të kombinuar me politika sociale (Le Pain, Kazinskij) apo liberiste (Trump, Salvini); sovranistët e majtë u thonë se arritjet sociale që kanë pasur vendet evropiane deri në rënien e murit të Berlinit mund të rifitohen vetëm me rimarrjen e sovranitetin nga Evropa e bankave dhe oligarkive financiare (pak a shumë qëndrimi i Jeremy Corbyn në Britani, një pjesë e Cinque Stelle në Itali etj.).

Sikurse dihet, ndeshja midis këtyre dy Europave po bëhet gjithnjë e më e ashpër, pasi sovranistët po fitojnë shumë terren në opinionin publik, ndërkohë që Evropa e sistemit po bëhet gjithnjë e më zhgënjyese, si në nivele kombëtare ashtu edhe të BE-së.

Nuk është vështirë të kuptohet se Shqipëria përbën një problem për të dyja këto Evropa. Për Evropën e sistemit, ajo është problem për shkak të gjendjes së saj ekonomike, mungesës së shtetit të së drejtës, të një tregu vërtet të lirë, të një demokracie të konsoliduar, çka po i jep udhë një autoritarizmi në rritje kombinuar me politika nacionaliste, korrupsionin, krimin e organizuar. Edhe sovranistët i ndajnë një pjesë të këtyre shqetësimeve, por ata kanë edhe të tjera. Ata i akuzojnë neoliberalët e djathtë dhe të majtë evropianistë se u intereson vetëm individi krah pune sa më i lirë, individi mall, atom dhe jo individi që i përket një komuniteti, një historie (sipas të djathtëve) apo individi që kërkon të ndërtojë një shoqëri më të barabartë ku cilësia e marrëdhënieve njerëzore, kuptimi i jetës përtej pasurimit janë vlerat kryesore (të majtët).

Sipas tyre, për të pasur sa më pak pengesa komunitare apo sociale, ata favorizojnë edhe emigracionin, i cili është burim problemesh të mëdha të punësimit, nivelit të pagave, identitetit kulturor, sigurisë. Prandaj ata janë shumë më të ashpër në qëndrimin ndaj emigracionit. E pra, një Shqipëri kampione ndër vendet e Evropës për sa i përket fluksit emigrues, nuk mund të mos jetë në shënjestrën e tyre, siç ishte së fundmi në Francë. Jo vetëm, por shqiptarët shtojnë ndjenjën e pasigurisë në popullatat vendase (temë kjo shumë e rëndësishme për sovranistët e djathtë), për shkak se një pjesë e mirë e të rinjve shqiptarë që emigrojnë, nuk integrohen në sistem, por merren me krim.

Të ndodhur përpara këtij presioni në rritje, Evropa e sistemit ndjen nevojën të mbrohet nga ofensiva antisistem. Dhe është e qartë se një nga këto mbrojtje është edhe shtyrja e hapjes së negociatave për të pranuar në BE vende gjeneruese të këtyre problemeve si Shqipëria.

Megjithatë, paradoksalisht, i vetmi shans që ka Shqipëria që t’i hapen negociatat, është pikërisht ndeshja e Evropës së sistemit me atë të antisistemit. Ndërkohë që Evropa e sistemit është e gatshme ta pranojë Shqipërinë për të mbajtur gjallë narrativen e projektit evropian si dhe për ta përfshirë në fushën e influencës së vet Ballkanin perëndimor (edhe si treg e vend investimesh), Evropa antisistem do të mbyllte dyert përfundimisht për Shqipërinë, pasi ajo kërkon të ndërtojë një narrativë tjetër.

E pra, të thuash se Evropën e detyrojnë të shtyjë negociatat problemet që ka brenda vetes, pa lidhje me problemet tona, është si të marrësh një pjesë të “puzzle”-it dhe ta shesësh si e tërë pamja e tij. E vërteta është se ne jemi pjesë e rëndësishme dhe jo vetëm pasojë e problemeve të Europës aq sa, nëse një ditë projekti evropian do të dështojë, historianët do t’ia atribuojnë këtë edhe gabimeve të zgjerimit me vende si i yni. Të mos njohësh këtë përgjegjësi historike, morale, politike, duke akuzuar Evropën e sistemit që, në fakt, për interesat e veta, po bën shumë më tepër se ç’meritojmë, do të thotë të vazhdosh të bësh një demagogji banale. Dhe s’ka se si të jetë ndryshe me këtë Kryeministër dhe sivëllezërit e tij, që atë që thonë ditën, e zhbëjnë me punët e natës. Sepse nëse ka ndonjë gjë që ata i tmerron, është pikërisht një Shqipëri e modelit europian të shtetit të së drejtës, e cila do t’u hiqte atyre pushtetin dhe paratë që i kanë fituar dhe vazhdojnë t’i fitojnë me punët e natës.

 

Gazeta  Panorama



10 Comments

  1. O zot sic i ke bere fytyren keshtu i ke dhene dhe shpirtin.KY,eshte serb e kaluar serbit.Po pse na plasi bytha ne qe ti urren ramen e per inat te tij brockullit gjithcka kunder vendit e popullit shqiptar te cilit nuk i perket gjithsesi nga gjeneza.Ty te ka percaktuar drejte Ylli ersekari,je njeri i gjysem te vertetave ,asnjehere objektiv,mo llogjike te cakorduar dhe nje ego te tmerrshme personale.Ta ka thene ne sy ne emision tek Fevziu.

    1. tani qe ja ka fut pak kot ktu ke te drejte gjithsesi, tregon pak partizanship edhe fatosi edhe andi bushati.

    2. Puna është more “anonim” që dikush të paguan që të jesh i gatshëm të vjellësh vrer me dacibaot tënde prej nj injoranti delinquent, kundër cilitdo që kritikon “bukuroshin” dymetrosh kryeministër që askush nuk e di se përse e mban për idhull.
      Realisht dhe krejtësisht e vërtetë e provuar, është fakti se Lubonja në këo tre dekada të sistemit të ri demokratik, të vetmen të “drejtë pushtetore” ka pasur mendimin e lirë.
      Personalisht, tek Lubonja vlerësoj guximin qytetar për ti thënë gjërat troç ashtu si i mendon, duke u përpjekur ti argumentojë me bindjet e kulturën e gjërë të përftuar nga jeta.
      A janë të gjitha ato sa thotë të vërteta apo gjysëm të vërteta, nga fakti se e vërteta e plotë nuk ekziston asnjëhere tek fjala që shpesh ndikohet nga mendimi subjektiv, duhet të vlerësojmë faktet e veprat e ndodhura ato që të bëjnë që ti afrohesh të së vërtetave.
      E vërteta më e dukëshme ështe se cilido mendim qoftë edhe i gabuar i Lubonjës, nuk luan ndonjë rol të madh në nivelin e jetesës së shqiptarëve.
      Janë ata që kanë në dorë pushtetin që jo vetëm me retorikën e tyre mashtruese, por edhe me veprimet flagrante antiligjore e antihumane, ndikojnë në jetën e njerëzve.
      Që ta kuptosh thjeshtësinë e kësaj të vërtete, o “anonim”, Lubonja e cilido publiçist që edhe mund të gabojë në mendimet e tij, nuk e ka të drejtën e vendimmarjes . Këtë të drejtë e kanë vetëm ata që janë në pushtet.
      Lubonja i ndikuar nga mendësia majtiste, edhe mund të harojë se sistemi socialist që e quante kapitalizmin si gogol të popujve, konkretisht u provua si i dështuar.
      Kurse tek Rama, puna qëndron ndryshe.
      Ai me propoganda mashtruese e shet veten si shef i socializmit shqiptar që duhet të ishte kundërshtar i rreptë i kapitalizmit, e me vepra ka krijuar një kastë kapitaliste të egër, që nuk e njeh shtetin ligjor e përfiton në rrugë korruptive deri kriminale, nga gjithë pjesa tjetër e shoqërisë.
      Gabimi i Lubonjës është në një farë njësimi subjektiv që ai i bën ai “oligarkëve” me kapitalistët.
      Konkurenca e lirë e tregut kapitalist, sigurisht duke forcuar gjithnjë e më shumë shtetin ligjor, është dëshmuar me fakte historike e ekonomike si sistemi më i suksesshëm.
      Një gjë duhet kuptuar drejtë nga shqiptarët, qoftë edhe nga Lubonja.
      Rama nuk ka asnjë bindje të përcaktuar ideollogjike.
      E vetmja “ideollogji” e tij është anarshizmi që i krijon kushtet për pushtet të pakufuzuar e pasurim vetiak në rrugë korruptive. Anarshizmi i shitur si liberalizëm, është e kundërta e shtetit ligjor.
      Një nga tiparet e liberalizmit anarshist, është rikthimi në mënyrat e jetesës primitive e artit e letërsisë primiive, për ta shitur si moderne.
      Në fakt edhe komunizmi si ideollogji, mbështetej pikërisht në paradoksin që shoqëria njerëzore ti rikthehej “barazisë” së komunave primitive, pra një rikthim disa mijëra vjeçar prapa.

    3. Ky nuk eshte idiot, eshte idiot delirant si shumica e surreterve qe dalin ne mediat vizive. I peshon Shqiperia Evropes thote injoranti! As i peshon dhe as nuk e pengon per kurrfare gjeje sepse eshte vend dhe ekonomi e vogel. Do te ishte njesoj sikur te thonim qe Fatos Lubonja ndikon ne median Evropiane!!! Per me teper qe njera nga Evropat qe thote ky hajvan nuk eshte antisistem por Antielite. Ky lexon ndonje artikull ne l’Espresso ose ne revistat e tjera italiane dhe na e perifrazon sikur e ka idene e tij. Cope gomari me gjithe shoket e tij te Republikes se gomereve.
      Per ta thene sa me thjesht, Macron-i mori nje goditje nga Le Pen ne zgjedhjet e parlamentit evropian dhe tani ben skeptikun e zgjerimit per t’i marre bazen e votuesve te pakenaqur. Dhe per ta kundershtuar statistikisht perroin e fjaleve te tregtarit te tymit Lubonja, ne zgjedhjet evropiane “Evropa Antisitem”, sic e quan ai, qe nuk eshte ne fakt Evropa por nje pjesez e saj, pra, blloku i partive populiste doli i pesti per nga madhesia nder grupet qe perbejne parlamentin evropian. Jo vetem qe nuk pesoi rritje, sic deklamohej nga media qe nxjerr para prej ketyre hajvaneve sepse jane te zhurmshem e skandaloze, por pesoi renie te thelle ne total. Nga sondazhet e te dhenat serioze mbeshtetesit e ketyre grupimeve nuk perbejne as 1/10 e popullsise evropiane. Dhe nje fakt tjeter, Evropa veriore nuk po ecen me shpejte se ajo Lindore por po peson stanjacion per te silin fajeson fondet e solidaritetit te BE. Qe ne fakt do te thote se po mbulojne diellin me shoshe pasi nuk kane guxim te pranojne se i kane ekonomite ne stanjacion.

  2. E vetmja gjë që do të vlente në rastin konkret është, të konsiderojmë sëmundjen e Ramës si narcist malinj dhe ta detyronim të shkonte në spital që të qetësohej pak, se për shërim nuk bëhet fjalë. Kjo do t’i bënte mirë atij dhe ne do të ndiheshim pak më të qetë. Kushti duhet të ishte që ai s’ka të drejtë të dalë nga spitali, para se të dalë në pension pleqërie dhe pension politik njëherësh. Boll e kemi dëgjuar duke shitur dokrra e broçkulla. Dëmi i tij ndaj vendit është katastrofik.

  3. Po me ke flet me budallenjte. Po keta mbajten dulle bythqirin ne pushtet heroin mbi kar dhe keshtu do te vazhdojne.

  4. Per ata qe kan refuzuar votimet, nuk e di pse zhgenjehen qe nk i pranojn ne europe.. ne te gjitha vendet demokratike europiane nk arrihet ne pushtet pa marr pjes ne zgjedhje…Ketu diçka esthe kontradiktore, nuk shkon diçka ketu…

  5. 2013 – FAJIN E KISHTE SALIU
    2016 – FAJIN E KISHTE LIKE-KOKLOPA
    2019 – FAJIN E KA EUROPA.

  6. Shkrim i mire i Lubonjes. Mendoj se nuk duhet te harxhojme kohen shume me problemet Evropjane, ne duhet te fokusohemi te problemet tona dhe te gjejme zgjidhje. Secili per vete Zoti per te gjithe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *