• |
ide | kryesore

Florian Agalliu pëson një incident në skenë

Paparazzi, Slider



Moderatori i njohur i emisionit “Në shtëpinë tonë”, Florian Agalliu, aktualisht është impenjuar si me konkursin e kërcimit, “Dance With Me”, ashtu edhe me një rol në teatër.

Ai luan në shfaqjen “Xhelatët”, ku ka pësuar së fundmi një incident në mes të skenës.

Floriani ka treguar se jo çdo gjë në shfaqje ndodh “me sikur”, pasi ai  ka marrë një të çarë në fytyrë.

Vetë moderatori ndau me ndjekësit e tij në Instagram një foto nga prapaskenat e shfaqjes, ku tregon të çarën në fytyrën e tij.

“Në teatër jo çdo gjë është me sikur. Pasojat.”- shkruan ai duke treguar edhe vendin ku është vrarë.

Mesa duket, Floriani është përfshirë 100% në rol, saqë i është dashur të pësojë edhe incidente të tilla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *