• |
ide | kryesore

Gjenden predha të Luftës së Dytë Botërore në Durrës, shmanget tragjedia

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një fshat të Durrësit janë zbuluar sot disa predha, të cilat sipas ekspertëve datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore. Predhat janë konstatuar afër xhamisë në fshatin Shetaj gjatë gërmimeve që po kryente një eskavator në këtë zonë.

Predhat janë të zhytura thellë në dhe, ndërsa fatmirësisht janë pikasuar shpejt nga punonjësi i eskavatorit, i cili ka ndërprerë menjëherë gërmimet duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Janë njoftuar forcat xheniere, të cilat pritet të rrethojnë zonën për të bërë të largimin e predhave nga zona e fshatit, dhe më pas të kryejnë çmontimin e tyre.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *