• |
ide | kryesore

Ikën Rudina Hajdari, mësohet kush do ta drejtojë Grupin Demokrat në Kuvend

Arkiva, Lajme, Të fundit



Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat në Kuvend. Këtë vendim e kanë marrë sot 7 anëtarët e këtij grupi parlamentar. Kjo detyrë i është besuar deputetit Korab Lita.

Lajmi është dhënë nga vetë Lita në Facebook, i cili falënderon edhe kolegët për vlerësimin dhe besimin.

Ndër të tjera, Lita thekson se detyra që i është besuar si kryetar grupi është një përgjegjësi dhe aspak privilegj.

Mesazhi i Korab Litës:
Te nderuar miq,
Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij te fundit, ne funksion te organizimit te brendshem beri ndryshim ne drejtimin e grupit. Personalisht, dua t’ju dergoj nje falenderim kolegeve te mi te Grupit Parlamentar per vleresimin dhe besimin qe me dhane per te drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat.

Detyra qe me eshte besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si nje pergjegjesi e aspak privilegj sidomos ne kete situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne. Nepermjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithe qytetaret Shqiptare, qe te gjithe bashke do jemi ne lartesine e duhur per te justifikuar besimin e dhene. KL.



6 Comments

  1. Shyqyr qe iku Rudina. Ishte e sikletshme per ta degjuar. Uroj per te miren e saj dhe te familjes ta gjej vetem ne nje fush tjeter vec politikes dhe angazhimeve publike.

  2. Boll me kete tragjikomedi se na u perzien zorret. Kush eshte ky Hajdari qe e heq veten si kryekar i grupit “demokrat” parlamentar se ngjaka si roje vreshti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *