• |
ide | kryesore

Kickbox/ Petrosyan perandor në Tokyo: titull e çmimi 1 milion dollarë

Sport



“Nuk mendoj për milionin e dollarëve, mendoj vetëm të jem numri 1”: ky është komenti në fund të ndeshjes nga Giorgio Petrosyan, që në moshën 33 vjecare ka fituar Kickboxing World Grand Prix në Tokyo, duke mposhtur në tre raunde francezin Samy Sana. Bonusi është impresionues, por pas një rekordi prej 103 fitoresh, 2 ko e 2 barazimesh është plotësisht i merituar.

5 herë kampioni botëror i kickboxing ka gjetur në rrugën e tij një Sana të frikshëm, treherë kampioni i Thai Boxe, nuk u dorëzua as në fund kur, edhe pse e dinte se ishte prapa me pikë, provoi ta rrëzonte Petrosyan me një ko shumë ambicjoz për të qenë i vërtetë. “Objektivi i ardhshëm do të jetë gjithnjë i njëjti: të stërvitem fort e të konfirmoj titullin – ka deklaruar Petrosyan pas ndeshjes-. Mendova për fjalët e tim eti që kur isha fëmijë më nxiste e ishte i pari që besoi tek unë. 10 vjet nga fitorja e parë në Japoni (K1 në 2009) jam kthyer e jam përsëri kampion”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *