• |
ide | kryesore

Kosovë/ Dyshimi për helmim përmes fletëve të votimit, reagojnë zyrtarët e BE-së

Lajme



Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me çështjen e helmimit të pretendurar të zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, pasi kishin hapur zarfet e votave të ardhura nga Serbia.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç, ka bërë me dije se Unioni po e monitoron çështjen nga afër dhe se ndërkohë është në pritje të rezultatit të hetimeve. “Ne kemi parë raportimet në lidhje me numërimin  fletëve të votimit nga Serbia. Ne jemi në pritje të rezultatit të hetimeve në vazhdim. Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve në BE po monitoron nga afër situatën”, është shprehur me shkrim për mediat Kocijançiç.

26 persona kanë kërkuar ditën e djeshme ndihmë mjekësore pas kontaktit me zarfet e ardhura nga Serbia në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Sipas mjekëve, pacientëve iu është shkaktuar alergji në fytyrë e në duar.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 11 pacientë, gjendja e të cilëve paraqitet e qendrueshme.

Ndërkaq, hetimet për këtë çështje janë duke u kryer nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *