• |
ide | kryesore

Kualifikueset/ Kosova e Portugalia të detyruar të fitojnë: Ronaldo në kërkim të golit të 700

Sport



Humbja e Anglisë në transfertën çeke i komplikoi papritur cështjen e kualifikimit Kosovës, në kohën kur dukej më shumë se e mundshme. Fitorja në ndeshjen direkte me Republikën Ceke e vuri në pozita optimiste skuadrën e Challandes me 8 pikë dhe vetëm një humbje atë kundër Anglisë në Grupin A. Por pikërisht rrëshqitja e papritur e britanikëve ka ndryshuar hierarkitë dhe shanset, me Dardanët të thirrur në cështje për të fituar me cdo kusht kundër Malit të Zi dhe më pas në Ceki. Nuk duhet të ketë probleme Anglia për kualifikimin, pavarësisht 12 pikëve aq sa edhe Cekia, por me një ndeshje më shumë në dispozicion. Në Bullgari ‘Tre Luanët’ nuk duhet të gabojnë, por as Kosova, që tani shpresat më të mëdha i ka në Nations League.

Nuk lejohen gabime për Portugalinë e Cristiano Ronaldos në Grupin B. Me 11 pikë, luzitanët janë 5 pikë pas Ukrainës, me një ndeshje me shumë për të luajtur, por nuk duhet kurrësesi të gabojnë në transfertën e Kievit. Luan gjithcka për vendin e parë CR7 e të tjerët, por për ta arritur duhet të mundë të besuarit e Shevcenkos, që kanë vetëm një barazim në 5 ndeshjet e grupit, duke lejuar vetëm një gol. Mision i vështirë në këtë këndvështrim për Ronaldon, në kërkim të golit të 700 në karrierë. Në ndeshjen tjetër Serbia duhet të fitojë në Lituani, përpara se të shpresojë që Ukraina të mposhtë Portugalinë, për ti rikthyer në lojë për kualifikimin.

EURO – QUALIFICATION:: GROUP A
20:45 Bulgaria ? – ? England
20:45 Kosovo ? – ? Montenegro
EURO – QUALIFICATION:: GROUP B
20:45 Lithuania ? – ? Serbia
20:45 Ukraine ? – ? Portugal
EURO – QUALIFICATION:: GROUP H
20:45 France ? – ? Turkey
20:45 Iceland ? – ? Andorra
20:45 Moldova ? – ? Albania



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *