• |
ide | kryesore

Letër nga 4 ministra të Jashtëm të BE-së: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Lajme, Të fundit



Katër ministra të Jashtëm të Bashkimit Europian, ai i Çekisë, Sllovakisë, Hungarisë e Polonisë kërkojnë çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Ata thonë se këto shtet i kanë përmbushur detyrimet e lëna nga Brukseli.

“Nëse BE vendos nëse do të fillojë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është e rëndësishme të theksohet se të dy vendet kanë përmbushur kriteret që BE përcaktoi për ta, duke vendosur reforma të ndërlikuara të brendshme”.

Katër Ministrat e Jashtëm shprehen se ky është një vendim i guximshëm që ndihmon jo vetëm këto dy shtete, por të gjithë rajonin.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë duke pritur me padurim fillimin e një faze të re të procesit të integrimit në BE. Është koha për të marrë një vendim të guximshëm për të ardhmen jo vetëm këtyre dy vendeve, por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”.

Drafti paraprak i konkluzioneve të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së përfshin hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në drafti, i cili mban datën 11 Tetor, parashtrohen edhe kushtet për t’u plotësuar para se të nisin bisedimet teknike mes grupeve të punës.

Në draft thuhet se brenda gjashtë mujorit të parë të 2020-s, duhet të jetë funksionale Gjykatë Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe të ketë përparime në Reformën Zgjedhore.



2 Comments

  1. Interesant eshte kjo deklarate e bere nga keto vende ish (por qe ne fakt jane akoma ) socialiste,bile jane kater vende qe edhe nga ish Bashkimi Sovjetik,e kane pesuar gjate gjithe jetes se tyre.Sovietiket ,i bene pershesh Hungarezet ne vitin 1956,duke i shkelur me tanke ne bulevardin kryesor ne Budapest.Po ashtu ne vitin 1968,i bene pershesh edhe ceket e sllovaket bashke,ne Pragen qe e kuqen me gjakun e tyre.Ndersa polaket e kane pesuar tere jeten prej tyre,bile edhe oficeret polake u pushkatuan si rralle ndonjerehe ka ndodhur ne historine e njerezimit.Gjaku socialist,i paska hyre ne gen ketyre (shumica jane sllave,ndersa hungarezet e sotem jane rrace e atyre gjermaneve,qe nuk jane pranuar as nga gjermanet dhe as nga austriaket origjinale),dhe keshtu po tregojne se duan ta bejne edhe Europen.Por BE ne fakt nuk po desheron te degjoje nje perfaqesues historiko-humoristik te cekve-Shvejkun,por po perpiqet te reflektoje ndaj thirrjes,qe nje tjeter cek-Julis,i ka bere tere botes: Popull,ji vigjilent!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *