• |
ide | kryesore

Mashtrim dhe skemë borxhesh, arrestohet në Paraguaj djali i ish-prefektit të Shkodrës

Lajme, Të fundit



Është arrestuar në Paraguaj Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani, i cili akuzohet si i përfshirë në një skemë borxhesh dhe mashtrimesh.

Radovani është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare pasi ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.
Në raportimin e rastit në fjalë, mediat paraguaiane bëjnë të ditur se urdhri i arrestit ndërkombëtar është dhënë për shkak të krimeve të mashtrimit bankar dhe financiar.
Arrestimi i Elton Radovanit, 31 vjeç është kryer më datë 3 tetor rreth orës 11:00 në një autostradë në Paraguaj. Ndërkohë, pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

 

26691-2396bda54772b81b2c04f79d387ea0fb 26691-80154fa68ec291a6848445161e0d780c 26691-3efd4a09d9bb03c9ed3dfd063861751d 26691-9f5b462b25ab50da31f8df514a34b134 20191004c4cd0ddeeaf73addd18c3792fb0e8d51



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *