• |
ide | kryesore

Moldavia vlen rinovim… kontrate e lojtarësh: ja për çfarë luajmë në Chisinau

F1, Sport



Lamtumirë kualifikim, tani në Moldavi (sonte në 20.45 në Zimbru Stadium) kërkohen objektivë të rinj. Shqipëria kërkon ti bëjë presion Islandës për vendin e tretë: do të ishte një kartvizitë e vlefshme prezantimi në zyerat e Federatës Shqiptare të Futbollit kur të diskutohet rinovimi i kontratës. Edy Reja e hapi rrugën e bisedimeve, në konferencën për shtyp të një dite më parë: “Do të jem i lumtur të vazhdoj punën me Shqipërinë, por kjo është një pyetje që duhet ti bëhet edhe presidentit”.

RINOVIMI –Shtatë muaj ishte kontrata e italianit me FSHF-në, firmosur në 17 prill 2019, që përfundon zyrtarisht në mbyllje të fushatës kualifikuese për Euro 2020, ekzaktësisht në 17 nëntor 2019 pas ndeshjes me Francën në Arenën Kombëtare. Deri atëherë duhet të jetë gjetur akordi për rinovimin e nëse tekniku është i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin duhet parë reagimi i institucionit që drejton futbollin. Shifrat janë në favor të 74 vjecarit, që kundër ka vetëm moshën: 5 ndeshje në pankinë 3 humbje e 2 fitore (pa luajtur asnjë kundër Moldavisë). Në fakt bilanci do të kishte qenë shumë ndryshe, nëse në Turqi do të vlente meritokracia, por edhe kështu Reja ka treguar sa vlen. Skuadra ka shënuar numrin më të madh të golave në një kualifikuese (4 kundër Islandës) e ka bërë performancën më taktike e impresionuese atë kundër Turqisë.

NDESHJET – Ky raund mund të vendosë vetëm kreun e grupit H, me përplasjenë Stade de France mes kampionëve të botës e Turqisë, që shkojnë në këtë përballje me 18 pikë secila. Por për të mbajtur në presion Islandën e për ti rrëmbyer ndoshta vendin e tretë në ndeshjen e fundit, duhet të fitojmë në Moldavi, në kohën kur ishullorët kanë një ndeshje të lehtë kundër Andorrës. Pastaj, Islanda përballet furishëm me Turqinë në transfertë dhe kuqezinjtë presin Andorran, duke patur shansin ta barazojnë me pikë, përpara se të luajnë gjithcka në ndeshjet e fundit Shqipëri-Francë dhe Moldavi-Islandë.

EURO – QUALIFICATION:: GROUP H
20:45 France ? – ? Turkey
20:45 Iceland ? – ? Andorra
20:45 Moldova ? – ? Albania

FORMACIONI – “Pak ndryshime, nëse lojtarët janë në gjendje të mirë fizike”. Me këto fjalë Edy Reja e bëri të qartë se do të vazhdojë ti besojë të njëjtës skuadër që në Turqi bëri një ndeshje të madhe, pavarësisht gabimit të fundit të Strakoshës. E duke filluar nga gabimi vjen edhe mendimi për të rikonfirmuar portierin e Lazios mes shtyllave. Tekniku kërkon ti japë besim numrit 1 të tij dhe nuk është moment për të bërë rrokadën me Berishën. Në mbrojtje nuk lëviz asgjë, edhe këtë herë Dermaku, Xhimshiti e Ismajli, që duhet të fitojë balotazhin me Kumbullën. Ndoshta tentacioni për të provuar veronezin nuk i mungon Rejas, por që sheh me prioritet vazhdimësinë. Në mesfushë mund të jetë radha e Roshit nga minuta e parë. Në Turqi ëingeri spostoi ekuilibrat me vrullin dhe grintën që e karakterizon: atëherë hapëisrë në vend të Lenjanit, që nuk dha impulsion që priste italiani. Pjesa tjetër janë të gjithë të bindshëmm duke filluar nga Veseli në të djathtë, tek Gjasula para mbrojtjes e Bare e Memushaj. Për vlonjatin e Pescara duhet parë gjendja fizike, në të kundërt mund të ketë një surprizë me emrin e Selahit. Manaj mbetet fiks në sulm, edhe pse mbi të rëndon goli i munguar me portë bosh ndaj Turqisë, ndërsa Cikalleshi mund ti hapë vendin Balajt për të shfrytëzuar krosimet e Roshit dhe potencën fizike të shkodranit.

Portier: Strakosha
Mbrojtës: Ismajli (Kumbulla), Dermaku, Xhimshiti
Mesfushorë: Veseli, Bare, Gjasula, Memushaj (Selahi), Roshi
Sulmues: Balaj (Cikalleshi), Manaj

STATISTIKAT – Të favorizuar nga precedentët. Nuk ndodh shpesh për një kombëtare si Shqopëria, por këtë herë shifrat flasin kuqezi. Në tri përballje kualifikuese, Shqipëria regjistron 3 fitore, me tetë gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar: vetëm një miqësore, ajo e vitit 2012 është mbyllur në barazim 0-0.

29 Mar 1995 Albania v Moldova W 3-0 UEFA European Championship
07 Jun 1995 Moldova v Albania W 2-3 UEFA European Championship
15 Aug 2012 Albania v Moldova D 0-0 International Friendly
11 Jun 2019 Albania v Moldova Ë 2-0 UEFA European Championship
14 Oct 2019 Moldova v Albania UEFA European Championship

KLASIFIKIMI – Asnjë barazim në 7 ndeshjet e para, tregues se ekipi i Rejas nuk luan vetëm për një pikë. E megjithatë 9 pikët e penalizojnë në objektivin vend i tretë, po të llogarisësh distancësh prej tre pikësh me Islandën dhe ndeshjet me të cilat duhet të përballen dy kombëtaret. Vështirë se kuqezinjtë mund të bëjnë 9 pikë në tre ndeshjet e fundit (e fundit me Francën), në kohën kur islandezët kanë për të luajtur me të njëjtët kundërshtarë si Shqipëria (Andorra e Moldavia) me ndryshimin e vetëm se kanë transfertën me Turqinë si sfidën më të vështirë…

Group H P W D L F A GD Pts
1 Turkey 7 6 0 1 15 2 13 18
2 France 7 6 0 1 20 4 16 18
3 Iceland 7 4 0 3 10 10 0 12
4 Albania 7 3 0 4 10 10 0 9
5 Andorra 7 1 0 6 1 14 -13 3
6 Moldova 7 1 0 6 2 18 -16 3



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *