• |
ide | kryesore

Ndërron jetë aktori në ditën e premierës së filmit

Paparazzi, Slider



“El Camino” është riprodhimi në formën e një filmi i serialit të famshëm “Breaking Bad”, ku në rolin e Ed është aktori i njohur Robert Forster. Mirëpo, në ditën e premierës të këtij filmi, Forster ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij. Aktori 78-vjeçar vuante nga kanceri në tru dhe s’iu desh shumë kohë që kjo sëmundje t’i merrte jetën. Në momentet e fundit, ai ndodhej pranë familjarëve, katër fëmijëve të tij dhe partneres Denise Grayson. Forster u nominua për çmimin Oscar në vitin 1998 për rolin e Max Cherry-t, në filmin “Jackie Brown” të Tarantino-s, rol me të cilin u bë shumë i njohur për publikun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *