• |
ide | kryesore

Opinioni i “Venecia”-s/ Lubonja: Eliminimi i Metës do të ishte skandal

Lajme, Të fundit

Analisti dhe publicisti i njohur, Fatos Lubonja, është i mendimit se mazhoranca nuk do t’i shkojë gjer në fund nismës për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Duke komentuar një prej çështjeve më me rëndësi të aktualitetit politik në Shqipëri- publikimit të opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias në lidhje me antikushtetueshmërinë e vendimit të Metës në vendimin për të anuluar dhe shtyrë zgjedhjet vendore- Lubonja është shprehur për “News 24” se eliminimi i presidentit me sebepin se ka shkelur Kushtetutën me çdekretimin e 30 qershorit do të ishte një skandal dhe pjesë e autoritarizmit të qevrisjes së kryeministrit Edi Rama.

Nuk më duket se do të kemi një zhvillim të menjëhershëm për shkarkimin e Metës. Rama ka hapur shumë fronte dhe ky është një prej tyre, me kundërshtarët e vet. Presidenti s’duhet të bëjë asgjë, të vazhdojë punën si President dhe ashtu siç ka punuar. Eliminimi i Presidentit me këtë sebep është skandal, është pjesë e autoritarizmit. Mund të ndodhë çdo gjë, por nuk mund të shkojnë deri te shkarkimi”, tha Lubonja.

Sipas tij, kërkesat drejtuar ndërkombëtarëve për të bërë rolin e “arbitrit” në çështjet e brendshme të vendit, është tregues i mungesës së emancipimit të politikës sonë, “që nuk bën dot shtet”. “Sa kohë që ne do presim të na e bëjë arbitrin, atë që duhet ta bëjmë vetë, ne nuk kemi gjë në terezi. Fakti që i japim kaq shumë rëndësi të huajit është një shenjë që politika jonë nuk është e emancipuar dhe nuk bën dot shtet. Po nuk u emancipua kjo klasë politike, edhe gjyqtarët, jemi shumë mbrapa.”

Ditën e sotme u publikua opinion përfundimtar i Komisionit të Venecias, ku ndonëse theksohej se vendimi i presidentit për shtyrjen e lokaleve nuk është ndërmarrë bazuar në një bazë ligjore, shtohej se ka disa indikacione, si: apeli për dialog politik, pritshmëria për arritjen e konsesusit ndërpartiak etj, që duhen marrë në konsideratë nga Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese në përcaktimin e shkeljes ose jo të Kushtetutës.

 

 

 

 

7 Comments

  1. O Fatos, ku e gjen te ‘eliminojne’ Meten. Eshte erdoganizim total pastaj – deklarohen ultra-autokrate ridhjeresit keshtu!

  2. Ca analistesh kemi ne qe kerkojne te mos respektohet kushtetuta e miratuar. Nqs duhet te bejme shtet ligjor dhe te respektojme ligjet atehere cdo njeri qe shkel kushtetuten she ligjet duhet ti nenshtrohet shkarkimit kushdoqofte ai. Po nqs nuk do nderhynin amerikanet dhe plani I opozites do shkaktonte viktima kush do pergjigjen. Ky president I dha opozites municionin qe ajo kerkonte per trazira. Le te leme ligjin te veproje.

  3. Po pyetja eshte: sa te paster jane keta qe do e shkarkojne, a kane keta qelbesira ndonje virtyt pervec vjedhjes dhe te berit si gangstera. Ne mes dy paleve qe jane njesoj ke te zgjedhesh?

  4. Hik ore buthqir. Ju te gjithe anal-istat jeni gure shahu ne duart e gardes se vjeter qe nuk do te humbi kontrollin mbi shoqerine shqiptare.
    Ju anal-istat jeni bere si ata hoxhallaret dhe prifterinjte qe ju shpelanin trurin budallejve dhe naiveve me ate pseudo nacionalizmin tuaj. Jeni bere GJITHOLLOGE, Jepni mend per gjithshka .
    Ka ardhur koha qe cdo politikan qe eshte mbi 50 vjec te largohet nga politika , dhe ju anal-istat e bythes duhet tju fusin ne burg per propagande partiake.

  5. si mund ti dalesh ne mbrojtje nje hajduti te super provuar. O Lubonja ti a po lufton blerjen e zgjedhjeve, po ky eshte ai qe ka hedh sa dyfishi i partive te medha para ne fushate per te blere vota. A po lufton oligarkine, per cfare mendon ti i ben deputete ky ato cupelina 20 vjecare qe skan mbaru shkollen akoma, se kan baballaret biznesmene pra qe i financojne fushaten (informaciona i sigurte ky nga brenda lsi).
    Dakord qe do ti biesh Rames me cdo menyre dhe e meriton por jo te arrish deri te behesh krah me Meten

  6. Ky ka rjedh fare. Edhe hitlerin do dilte me e mbojt nese do ishte kundra Rames.
    Like floriri si asnje zyrtar tjeter eshte kap mat per korrupsion aktiv. Ai nuk duhej zgjedhur brigadier ndertimi e jo me president. Ate eshte per ta fut ne burg e jo per me e shkarku per pune dekretimesh e cdekretimesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu