• |
ide | kryesore

Opinioni i “Venecias”/ Reagon opozita: Rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës

Lajme, Të fundit



Partitë e opozitës së bashkuar kanë reaguar pas publikimit të opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias në lidhje me antikushtetueshmërinë e vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për anulimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë nga zyra e shtypit Partisë Demokratike, opozita joparlamentare përshëndet këtë opinion të Komisionit të Venecias, duke shtuar se përmes tij “është rrëzuar plani antikushtetues i Ramës për të shkarkuar Presidentin”.

Më tej në këtë deklaratë, opozita mbron pikëpamjen se “Venecia” konfirmoi se presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje të Kushtetutës dhe se iniciativa qeveritare për shkarkimin e tij bie ndesh me Kushtetutën.

Votimet moniste të 30 Qershorit, të mbajtura pa Dekret të Presidentit të Republikës, janë jo vetëm antikushtetuese, por një akt i paprecedentë në historinë e 30 viteve demokraci. Ky akt është një hap i madh prapa, që bie ndesh me vlerat dhe strandardet europiane”, shkruhet ndër të tjera në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË

Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucionin e Presidentit të Republikës. Komisioni i Venecias konfirmoi se Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta nuk ka kryer asnjë shkleje të Kushtetutës dhe se iniciativa qeveritare për shkarkimin e tij bie ndesh me Kushtetutën.

Opozita e Bashkuar vlerëson rolin e Presidentit të Republikës, të konfrimuar edhe nga Komisioni i Venecias, se, me anullimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Presidenti ka ndjekur një qëllim legjitim për të shmangur konfliktet e mundshme sociale dhe për të mbrojtur demokracinë në vend. Komisioni i Venecias pohon se qeveria e Edi Ramës nuk ka ndjekur rrugën kushtetuese për kundërshtimin e Dekreteve të Presidentit. As Qeveria dhe as Parlamenti monist nuk kanë sfiduar përpara asnjë gjykate Dekretet Presidenciale. Kjo nënkupton se Dekretet e Presidentit për anullimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve janë edhe sot në fuqi.

Votimet moniste të 30 Qershorit, të mbajtura pa Dekret të Presidentit të Republikës, janë jo vetëm antikushtetuese, por një akt i paprecedentë në historinë e 30 viteve demokraci. Ky akt është një hap i madh prapa, që bie ndesh me vlerat dhe strandardet europiane. Opinioni konfirmoi edhe njëherë se qëllimi i vetëm i Edi Ramës është kapja e të gjitha pushteteve, rrënimi i shtetit ligjor dhe parimit të ndarjes e balancimit të pushteteve, me qëllimin e vetëm të mbrojtjes së krimit dhe korrupsionit qeveritar.

Edi Rama është konfirmuar si Kryeministri i vetëm në Europë që, pasi kontrollon politikisht Parlamentin, prokurorinë, gjykatat, ekonominë, pushtetin lokal, po tenton të kapë politikisht edhe institucionin e Presidentit. Opinioni Final i Komisionit të Venecias rrëzon propagandën e Edi Ramës për shkarkimin e Presidentit, propagandë e cila mbahet në këmbë nga një komision parlamentar me mision të dështuar antikushtetues.



2 Comments

  1. Si sju vjen turp qe dilni si loqe te gjithe bashke te rreshtuar aty.
    Ja nxite jeten ketij populli, prisni se tani do shuheni plotesisht te tere. Them te behet edhe nje ligj qe tju heqi pensionet e posacme pasi JU jeni jo Obozite e bashkuar, por Bashkimi i maskarenjve dhe tradhetareve.
    Ju lutem te gjithe sufllaqexhinjve qe do marrin ngene te shkruajne idiotesirat e tyre, te mos harxhojne kohen kot. Me mire te dalin te kthjellojne mendjen ne dajt ose nga liqeni tek gjiri i kurvave ndoshta gjejne plakat aty!
    Turp tju vije!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *