• |
ide | kryesore

Pas 10 vitesh lidhje Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund marrëdhënies së tyre

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas 10 vitesh lidhje dhe 8 muaj martesë, çifti i njohur Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund marrëdhënies së tyre.Ata firmosën dokumentat e divorcit duke marrë secili drejtime të ndryshme në jetën e tij. Mirëpo, ndarja s’ka qenë aspak e lehtë për asnjërën nga palët dhe të dy po mundohen të gjejnë ngushëllim në partnerë të rinj.Pas lidhjes me Caitlynn Carter, Miley nisi një lidhje të re me Cody Simpson, ndërsa Liam u fotografua duke shkëmbyer puthje pasionante me aktoren Maddison Brown. Më herët ishte bërë e ditur se familja e Liam-it e kishte quajtur martesën e çiftit toksike dhe dëshironin që ata të dy t’i jepnin fund sa më shpejt. Mirëpo, detaje të tjera janë bërë publike nga “prapaskenat e ndarjes”. Burime pranë dyshes kanë bërë të ditur për mediat e huaja se kundërshtarja më e madhe e lidhjes ishte vjehrra e Miley-t. Ajo nuk dëshironte që djali i saj ta vazhdonte lidhjen me këngëtaren dhe asnjëherë nuk e kishte aprovuar tërësisht lidhjen që prej fillimeve të tyre. Siç thuhet, mamaja e Liam-it kërkonte një person më tradicional për të birin dhe sipas saj, Miley nuk mund ta përmbushte këtë kusht. Burimet mendojnë se ka qenë ajo që e ka shtyrë Liam-in drejt ndarjes, megjithatë askush prej të dyve nuk ka dëshiruar të flasë për këtë pjesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *