• |
ide | kryesore

Pas ndarjes nga Mozzik, Gjira i hedh kunja Loredanës

Paparazzi, Slider



Gjira Kajtazi ka vendosur ti tregojë Loredanës se ajo është më e talentuar. Ndërkohë që nuk kanë kaluar as 24 orë pas njoftimit për ndarjen e Loredanës nga Mozzik, ky reagim i Gjirës, nuk mendojmë se do të pritet mirë nga reperja.

Në një foto në instastoryn e saj, Gjira i drejtohet Loredanës duke i shkruar në gjermanisht: “Loredana më fal, por sa i takon muzikës rap ka vetëm një femër”, thotë ajo duke ju referuar vetes. Gjira në fakt e ka nisur karrierën muzikore më herët se Loredana, megjithatë të dyja vajzat janë të suksesshme.

Deri tani Loredana nuk është kundërpërgjigjur ndaj këtij ngacmimi, por mbetet për tu parë në vijimësi se si do të shkojë debati mes tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *