• |
ide | kryesore

Reja thirri, Duka u përgjigj: “Për rinovimin nuk ka çfarë të flasim”

Sport

“Nuk ka asgjë për të folur, përvecse të ulemi në tryezë dhe të bisedojmë për strategjitë e të ardhmes, të flasim për Nations League dhe mënyrën si do të përballemi me fushatën e ardhshme eleminatore”. Pak fjalë të thëna nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, por me një mesazh të qartë brenda: Edy Reja është tekniku i ardhshëm i kuqezinjve dhe rinovimi për numrin 1 të futbollit shqiptar është burokraci. Tekniku italian vetëm një ditë më parë, në konferencë për shtyp, e kishte bërë të qartë vullnetin e tij për të vazhduar me Shqipërinë, por kishte thirrur në cështje presidentin, përgjigja e të cilit nuk vonoi.

Në fund, për fitoren rekord të kuqezinjve Duka u shpreh: “Tani që ka mbaruar, duket e lehtë me 4 gola. Por, deri sa të fillonte ndeshja, ishim në tension. Sot nuk ka ndeshje të lehta. Rezultat historik. Në të dyja ndeshjet, ekipi ishte i përgatitur që të luante gjithçka. Fati na dënoi, në Turqi meritonim diçka më shumë. Djemtë kanë punuar mirë, kanë rikthyer besimin te vetja”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu