• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Marsidës/ “Burri më tha nga burgu: “Kjo nuk mbyllet me kaq”

Lajme, Të fundit



Marsida Qatja vijon të mbetet ende një çështje në diskutim për mënyrën, sesi ndodhi ngjarja në shtëpinë e saj. Hetimet janë tashmë në fazën intensive dhe në të nuk përfshihet vetëm vrasja e Dritan Haxhollit, por edhe droga që u gjet në shtëpinë e saj.

Prokuroria ka ngritur akuzat për vëllain e Bledarit, Benard Toçi si trafikant kokaine, por nuk përjashtohet as polici i burgjeve si i përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Vetë Marsida në një intervistë të gjatë për emisionin “Open” në Top Channel e përjashton veten nga çdo krim. Madje, ajo e cilëson veten një viktimë në të gjithë këtë histori. Ajo fet edhe për bashkëshortin e saj dhe telefonatën që ka pasur, pasi ai ndodhet në burg në Gjermani.

“Ia kam shpjeguar, por ai do të dijë gjithçka dhe pavarësisht besimit që ka tek unë. Do të zbardhë gjithçka kur të dalë nga burgu në Gjemani” – thotë Marsida Qatja, e cila e cilëson shumë serioz bashkëshortin dhe se nuk lë gjë pa zgjidhur

“Kjo gjë nuk mbetet me kaq” – tha Marsida, duke iu referuar asaj çfarë i ka thënë bashkëshorti, por do të vijojë me të gjithë personat, duke nënkuptuar se pasojat mund të jenë të rënda për personat e përfshirë kur thotë se: “Ai do kërkojë sqarime nga të gjithë dhe secilit do i japë atë që i takon”.

Marsida është munduar të hedhë poshtë të gjitha akuzat për përfshirjen e Bledar Toçit në trafik droge.

“Bernardi erdhi atë natë në shtëpinë time, i tha diçka Bledarit nga dera, pa hyrë brenda. Por në asnjë moment nuk u takua që t’i japë drogë, apo diçka tjetër” – tha Marsida.

Ajo sqaroi se të gjithë personave në shtëpinë e saj u ishin marrë analizat për të përcaktuar nëse ishin apo jo përdorues kokaine.

“Unë kam rezultuar e pastër” – tha Marsida.



11 Comments

  1. lereni kete fatkese ne fatin e saj,mjaft me keto parad lajmesh.ajo eshte thjesht viktim e fatit te saj.ne rrudhat mbi baallin e kesaj tridhjetvjecarje une shohh rrudhat ne ballin e shqiperise

    1. O zemra, rrudhat e saj nuk i kane ardhur nga vuajtja nese ia pe apartamentin… Kushedi nga i kane ardhur kesaj rrudhat qe e mbush shtepine me meshkuj te lagjes… WTF?

  2. jemi një shtet tallkars,një medje po aq idiote sa dhe ata që punojnë në të dhe që intervistojnë psikopatë të tillë!!
    kemi të bëjmë me vrasje,me drogë dhe në krahun tjetër jepen itervista e kërcënime me burra seriozë që jan në burgjet e botës,se kur të dalin nga burgu kanë për të bërë namin!!
    tashti e kuptoj thënjen” ruajna zot”,sepse ska gjë që mund të na ruaj!!

  3. Ku eshte pare te kapet droge te shtepia e saj behet dhe vrasje dhe kjo karikature del e kercenon hapur ne TV

  4. Lereni te shkreten ne hallin e saj Se eshte gjynaf. Punet e veta si e katranos jeten, e Zoti i paste kujdes femijet e saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *