• |
ide | kryesore

Venecia/ Të gjithë thërrasin fitore. Si është e vërteta?

-Instant, Arkiva, Kryesore



Publikimi i draftit final të Komisionit të Venecias për kushtetueshmërinë e 30 qershorit dhe për faktin nëse duhet shkarkuar presidenti Meta, i ka bërë si gjithmonë dy palët të thëerrasin fitore në favor të tyre. Po ti hedhësh një sy argumentave se ku e bazojnë  palët “triumfin” e tyre, vëren se socialistët mbështeten në logjikën se kreu i shtetit nuk mund ti anullonte zgjedhjet në kushte normale, se kjo shtyrje cënon të drejtën e shtetasve për të zgjedhur, se bojkoti i një opozite sado të madhe nuk përbën shkas për anullimin e garës elektorale e kështu me radhë (Lexo poshte).

Pra shumica qeverisëse prezanton një gjysëm të vërtetë. Atë që Meta nuk mund ti shtynte zgjedhjet duke lënë në errësirë një tjetër, atë se aktet e kreut të shtetit nuk janë shkëlje kushtetuese e për rrjedhim nuk përbëjnë sipas Venecias shkas për shkarkimin e tij. Pikërisht këtë gjysëm të vërtete të dytë, Ilir Meta ia paraqet publikut si një të tërë.

Ai vë re, sipas draftit përfundimtar të Venecias: “Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese”. Madje Meta mburret se pas vërejtjeve të tij versioni përfundimtar pësoi ndryshime.
Dokumenti përfundimtar ëshë korrigjuar thelbësisht në krahasim me draftin e mëparshëm.

 

PIKA 99 ISHTE

99. Ndaj, Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës së pari duke anuluar, më pas duke shtyrë zgjedhjet lokale. I mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse kjo mund të konsiderohet ‘shkelje serioze’, e cila do i hapte rrugën shkarkimit të Presidentit.

PIKA 99 ËSHTË

99. I mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse anulimi dhe më pas shtyrja e zgjedhjeve konsiderohet shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja i përket një natyre serioze, e cila do mund të lejonte shkarkim të Presidentit.

Po cili ka të drejtë në këtë ‘betejë” ku të gjitha palët bërtasin fitore?

Duke lexuar përfundimet e Venecias mund të thuhet se asnjëra palë nuk ka ngadhënjyer totalisht. Meta fshikullohet nga komisioni për anullimin, por mbrohet nga procedura e shkarkimit. Socialistëve iu jepet e drejta për zgjedhje në 30 qershor, por nuk inkurajohen të zhbëjnë edhe të vetmin kundërpushtet që i ka mbetur vendit. Pra duam apo s’duam, na pëlqen ap s’na pëlqen, interpretimi më i drejtë i përfundimeve të komisionit të Venecias është se nuk i dha të drejtën absolute asnjërës palë.

©Lapsi.al

Argumentat e PS-së të mbrojtura nga Taulant Balla

1. Presidenti Ilir Meta veproi ne mungese të bazes ligjore, kur anulloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur nje kompetence te tille ne Kushtetute dhe ne ligjin elektoral.

2. Anullimi i zgjedhjeve dhe me tej shtyrja e tyre cenoi te drejten e shtetasve per te zgjedhur.

3. Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nese ata perfaqesojne nje pjese te caktuar te votuesve, nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Perndryshe, keto parti do te fitonin mundesine te pengonin cdo proces zgjedhor ne te ardhmen.

4. Eshte kompetence e Kuvendit dhe me tej vetem e Gjykates Kushtetuese te percaktoje nese shkeljet e gjetura të Presidentit janë bazë për shkarkimin e tij nga detyra. 

Argumentat e Presidencës të mbrojtura nga Ilir Meta

1. Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese.

2. Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit.

3. Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.

4. Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate.

5. Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore.



27 Comments

    1. Zëri i Amerikës ka botuar lidhur me raportin e Komisionit të Venecias, një shkrim ku thuhet kjartë:
      “Komisioni i Venecias e ndryshoi vlerësimin për Metën”
      Meqë Rama pretendon se SHBA e mbështet politikën e tij, le ta dëgjojë Zërin e DASH.

  1. o BYTHQIRAT E LAPSIT NA THONI A KENI NE STAFIN TUAJ NDONJE JURIST OSE STUDENT JURIDIKU QE MUND TA BEJE ANALIZEN(PACAVUREN) E MESIPERME?!
    MOS NA HAPNI BARKUN LEGENA MUTI!

  2. Ikni nga shqiperia, ktu u promovuan vetem komunistet dhe ata qe i ju lepin qe nga fillimi. Neve na e hoqen zerin edhe ne facebook se ne jete te perditshme na hoqen dhe punen e te gjitha e jo me zerin. Ikni dhe mundesisht jo ne evrope, lerini ne boten e tyre te vogel e te mbyllur.

  3. Pak rendesi ka shkarkohet apo nuk shkarkohet presidenti,rendesi ka qe me ne fund ne Shqiperi nuk do te pengoje asnje parti zhvillimin e zgjedhjeve pse i do qefi asaj te vije ne pushtet pa vota,ne tavoline,rendesi ka qe te reflektoi opozita dhe te kerkoje falje publike per rrugen e gabuar qe ndoqi,duke i dhuruar me deshire Rames te gjitha pushtetet dhe mendoj qe pas ketij raporti te Venecias, Meta dhe Basha duhet te japin doreheqjen po deshen qe ky vend te eci perpara dhe ti hapin rrugen nje lideri tjeter qe te drejtoje opoziten drejt fitores,perndryshe Rama, jo per faj te tij, do te shpallet mbret….

    1. po eci eprpara te drejtat e njerzve ikin per lesh, dhe promovhen per normalitet gjithe parazitlleku i administrates, apo je nga administrat ti qe shkruan ?

    2. ramen e shpallin mbret te huajte qe kane te gjitha informacionet por i mbajne vet. te dhjefsha llogjiken. pse nuk nderhyn evropa ? apo pret qe te bejme revolt te dhunshme ? evropa eshte kap keq se na ka paragjykuar dhe tani ne vend te kerkoje falje dhe te mbaj pergjegjesi, na shantazhon

      1. europa nderhyn kur ka nje alternativ te besueshme. ca kuptimi ka te heqi nje hajdut e te kthej nje hajdut te vjeter? per ke do nderhy europa, per like floririn, per monen, apo per bashen qi i genjen ata dhe per oren? duhet nje alternativ e besueshme dhe ska nevoj as europa te nderhyj, shkojn gjerat ne vend te vet.

  4. Likja lulu mona salihu I fituan zgjedhjet e 13 tetor votat u numuruan ne kohe rekord I pari u rendit salihu,veneciai vlersoje zgjedhjet e 13 tetorit,ju shurranjose e shpellare ti gezoni zgjedhjet demokratike

  5. Venecia ti japi Rames nje Nobel, per kontribute dhe arritje!!! Muhabet shqiptarce!!

  6. klasa politike shqiptare ka te drejt te therrasi fitore-fitore. ne fund te fundit, sido qe te shkojn punet ata jan me te fituarit. mjer populli i thjesht. Keta si ne opozit, si ne pushtet, pasurit vetjake vetem i shtojn. mjeranet zihen e shqyhen neper portale per ca copa majfozash qe ka klanet e tyre mafjoze te quajtura parti politike. A e pat presidentin e nderuar, Like floririn? a e keni ven re qe ai me shum ka ber plazh e alpinizem sesa pun. ai gjith mandatin e vet e ka shpenzu me qim peken e gjin karagjozin, nje cop horri, nje cop laci qe po na felliq anemban europes e botes. sipas presidentit lac e horr, te gjith jan cmendur, perfshir komisionin e venecias pervec like floririt. vetem ky eshte ne rregull dhe ka te drejt. ne fund te fundit vetem nje vend i cmendur si ky i yni mund te mbaj nje hajdut me zile per president, nje qe e kan kap me presh ne dore dhe e ka par gjith bota me ze e me figur.

  7. Kete president bythe as gruja nuk ja degjon fjalen. as gruja e vet nuk hyri ne zgjedhjet e ketij hajduti ordiner. ketij i ka plas cipa e eshte ber karagjoz. njeher thot do vras veten qe te shpetoni ju (dhe ketu ka te drejt). pastaj thot do behem avni rustem qe tu shpetoj. tani thot jan cmendur te gjith pervec meje. o ted biblushi, a do i thush ketij loqe presidentit qe kur mendon se te gjith jan cmendur pervec teje, ka dicka qe nuk shkon dhe ne pergjithesi eshte e kunderta.

  8. Ne fakt pjesemarrja me pak se 15 % tregoi “sa ju mohua” shqiptareve e drejta per te zgjedhur dhe votuar. Me pak fjale i bene mutin qeverise, ridhjerjes dhe gjithe bandes. Kjo eshte kryesorja dhe gjithe thelbi, pastaj te tjerat dekreti, shkelja kushtetuese etj etj, jane pallavra per te mbajt ne kmebe nje komision ne parlament i cili ka deshtuar ne fakt. E them kete sepse do te duhet qe ky komision te ndryshoje objektin e tij, cka do te thote qe deri sot keta horrat e palacot e ketij komisioni kane marre leket kot dhe do te duhet ti kthejne, gje qe nuk mund te ndodhe. Por nje gje eshte e sigurte, keta bandite do te shporren dhe shume shpejt, prisni e duroni….. mos ikni nga shqiperia o njerez, mos e lini kete vend….

  9. Pse mos ta leme? Pa pune pa dinjitet i neperkembur nga fshatare injorante i shantazhuar nga profesore police roje shkolle shites farash car karin do me shume.

  10. O lac votove me 13 tetor si te tha likja dhe lulu,qe je shurrs kuptohet nga emri qe ke vene,qe nuk lahesh kjo kuptohet se je shpellar,likja dhe lulu duhet te dorhiqen mbas 13 tetorit zgjedhjet nuk u bene si keta dy lepurushe ju kishin premtuar,venecia legjitimoje zgjedhjet e 30 qershorit,ketu mbyllet kjo histori,lulu dhe likja jashte sistemit,per te tjerat do shohim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *