• |
ide | kryesore

Bie zjarr në Universitetin e Arteve

Lajme, Të fundit



Një zjarr ka rënë në ambientet e Universitetit të Arteve në Tiranë mbrëmjen e së hënës. Burime në vendin e ngjarjes thanë se zjarri ka rënë në një dhomë të braktisur dhe kub gjendeshin disa materiale prej druri.

Sipas të njëjtave burime nga zjarri nuk ka dëme të tjera. 2 zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për shkak se në afërsi të Universitetit të Arteve është edhe selia e Presidencës. Pas ndërhyrjes së tyre flakët janë shuar. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *