• |
ide | kryesore

Video/ Kosova i tregon forcën Malit të Zi; Çekia është e paralajmëruar

Sport, Video



Kosova nuk gabon, fundos Malin e Zi dhe shkon tashmë për të luajtur gjithcka në Pragë kundër Republikës Ceke, me të cilën rivalizon për vendin e dytë në grupin A. 2-0 u imponua formacioni i Challandes në ndeshen e gjashtë në grup, por tashmë dy ndeshjet e mbetura janë ato që vendosin kualifikimin; kundër Cekisë e në fund Anglisë në Prishtinë.

Në minutën e 10-të, ishte kapiteni Amir Rrahmani që me kokë nga një goditje dënimi, kaloi Dardanët në avantazh. Me kalimin e minutave, ishte sërish Kosova që kontrolloi lojën, aq sa goli i dytë u duk cështje kohe. Në fakt, në minutën e 34-t, pas një aksioni të bukur të Hadëgjonaj, nuk gaboi Muriqi, që në dy kohë, çoi topin në fundin e rrjetës, duke dyfishuar shifrat.

Në fund, Kosova mori 3 pikë të rëndësishme, dhe tashmë e sheh veten në vendin e tretë me 11 pikë, vetëm një më pak se Çekia e vendit të dytë, ndërkohë që Anglia pas dominimit në Bullgari (0-6) kryeson me 15 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *