• |
ide | kryesore

Vijon protesta tek “Astiri”, policia rrethon zonën (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Forca të shumta policore janë të pranishme tek Unaza e Re, aty ku prej 1 viti protestojnë një grup banorësh, kundër shembjes së banesave. Në mbështetje të tyre janë ish-deputetë të PD-së. Siç shihet në pamje e gjithë rruga është blinduar me forcat e policisë së rendit.

PD shprehet se “pothuajse e gjithë policia e kryeqytetit është vendosur përballë grave dhe fëmijëve protestues”.

Theksojmë ditët e fundit situata është mjaft e tensionuar tek Unaza e Re, ku janë kryer disa arrestime. Pas ndryshimeve në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve, gjatë protestave është vepër penale dhe dënohet me burg.



1 Comment

  1. PD si parti e djathte e ligjit dhe e prones, del ne krah te hajduteve te prones. Ankohemi ne per tranzicion pastaj….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *