• |
ide | kryesore

Viti i ri akademik/ Bie numri i regjistrimit të studentëve, mbyllen dhjetra degë studimi

Lajme, Të fundit



Në nisje të këtij viti të ri akademik 2019-2020, raportohet për një rënie të ndjeshme të numrit të studentëve të regjistruar. Në këto kushte, me dhjetra degë studimi janë mbyllur për shkak të pamjaftueshmërisë së studentëve, që në disa raste kanë braktisur plotësisht disa profile.

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, janë mbyllur plot 11 degë studimi, që janë: Filozofi-Sociologji, Matematike-Informatike, Fizike-Kompjuterike, Gjuhe Shqipe dhe Rome, Edukim qytetar, Gjuhe Frenge, Gjuhe Italiane, Gjuhe gjermane, Gjeografi dhe gjuhe Italiane, Histori dhe Gjuhe Gjermane dhe Histori Gjeografi. Ndërkohë, janë regjistruar 1499 studentë nga 3079 kuota të lira.

Ndërsa, në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, në ceremoninë e hapjes të vitit akademik, prefekti Astrit Alia deklaroi se ky vit akademik ka shënuar rënie të regjistrimeve të studentëve.

Situata paraqitet e njëjtë edhe në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër, ku rektori Adem Bekteshi gjatë fjalës së tij deklaroi se: “Ne jemi dëshmitar të lëvizjeve të forta studentore, vitin e shkuar të cilat kishin qëllim të përmirësonin niveln e arsimit të lartë. Sivjet kemi permirsuar kushtet, studentet e ekonomikut nisin në kushte bashkohore që ne i duam për secilin student.”

Po ashtu, Bekteshi informoi se 950 studentë të rinj u regjistruan në dy raundet e para të regjistrimeve. Ndërkohë që shtoi se, në degën e fizikës ka 0 regjistrime, duke bërë që kjo degë të rrezikohet të mbyllet.

Në këtë vit të ri akademik, numërohen 19 mijë studentë që ulen për herë të parë në auditore.



3 Comments

  1. Normal se ne Shqiperi mesataret studiojne! Nese je i mire, patjeter qe te mbajne diku jashte me bursa e rroge…

  2. Ska lidhje se ka studente qe mund Te jeme jasht me notat qe Mund Te ken Mär me mik ne gjimnaz ktej dhe andej
    Jane me pesa por normal qe ka dhe studente Shume shqipetar qe studjojne jäsht. Por ktu eshte e kot Te besh shkolle pasi Te zgjedhesh Te mos Te ikesh nga vendi jot te besh bachelor Master Te lexosh pafund Te jesh student ekselent dhe ne fund ngelesh pa pune se ato qe jane drejtues jan ato me shkolle me mik dhe me shkolle te bler ! Prandaj ka ren numri studentve se njerezit Po zhgenjehen cdo dite e me Shume .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *