• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Debuton Trashi nga minuta e parë, Memushaj ulet në stol

Sport

Pak ndryshime, por ka ndryshime. Tekniku Edy Reja ka bërë pikërisht ashtu si ka thënë, duke lëvizur dicka në mekanizmin e skuadrës së tij, për transfertën në Moldavi. Asnjë humbje balance, është ruajtur boshti, por ka kuriozitet për krahun e majtë, aty ku vazhdojmë të mos kemi një zgjidhje fikse.


Italiani i jep debutimin Lorenc Trashit, lojtarit të Partizanit, që mund të bëjë tashmë kapërcimin në kualitet. Forma e mirë me të kuqtë dhe golat në të cilët është përfshirë në kampionat mesfushori kanë bërë që Reja ti japë shansin të tregojë se edhe një nivel më lartë është i aftë të tregojë vlera. Lëvizja tjetër është ajo e Memushajt që është ulur në stol për ti lënë vendin Abrashit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.