• |
ide | kryesore

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ngre alarmin: Nga burgu janë porositur vrasje

Lajme, Të fundit



Në mbledhjen që po zhvillohet në Komisionin e Sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, ka pohuar se nga ambientet e vuajtes së dënimit janë porositur vrasje prej personave me rrezikshmëri të lartë.

Teksa po raportonte në lidhje me sigurinë në ambjentet e burgjeve, Ismaili bëri këtë pohim të fortë, duke paralajmëruar se të gjitha rastet e konstatuara do t’i paraqiten Prokurorisë.

Ne kemi si synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Nga burgu janë porositur edhe vrasje, të gjitha do raportohen në Prokurori. 32 persona të rrezikshëm, aktualisht janë ndëshkuar pasi kanë thyer rregullat e burgut,”– tha Ismaili ndër të tjera.

Gjatë fjalës së tij në seancën dëgjimore, Ismaili tha se për të parandaluar raste të tjera të kësaj natyre, të burgosurve do t’u kufizohet koha për telefonatat. “Ndaj për të burgosurit do të kufizohen koha për telefonatat. Ne jemi gati të implementojmë sistemin 41 bis në burgje, ndërsa keni si synim shtrëngimin e masave për persona që vuajnë dënimin në burgje, me rrezikshmëri të lartë”, u shpeh Ismaili.

Javës së kaluar, dolën edhe pamjet e burgut të Peqinit dhe të instucionit të barazvlefshëm me të, “313”-ta në Tiranë, që do të jenë ambientet ku do të izolohen anëtarët dhe krerët e organizatave kriminale, të cilët kanë mundur që edhe nga qelitë të drejtojnë veprimtarinë e trafikut të drogës, të  prostitucionit, apo të përfshihen në krime të tjera të rënda.

Në një intervistë të dhënë për televizionin informativ “Report Tv”, Ismaili ka bërë me dije disa detaje lidhur me aplikimin e “41 bis”, ligjin e regjimit të posaçëm të sigurisë adaptuar nga modeli italian.

Ismaili është shprehur se regjimi i birucës me siguri të veçantë pritet të vihet në zbatim së shpejti. Në pritje të këtij “start”-i, Ismaili vëren se në harkun e rreth 20 vjetëve (1998-2019), ndonëse nga legjislacioni ynë parashikohej izolimi i të dënuarëv e që shklenin rregullat e burgjeve, ato masa sanksionuese nuk janë ndërmarrë, edhe pse në institucionet e vuajtjes së dënimit janë përdorur telefona, është futur drogë apo janë shkelur rregullat në këto institucione.

Me nënshkrimin e Ismailit, sot në regjime izolimi janë 30 të burgosur dhe të paraburgosur. ©Lapsi.al

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *