• |
ide | kryesore

E BUJSHME/ Haradinaj: Nuk do jem deputet për 4 vitet e ardhshme

Lajme, Të fundit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe pas konstituimit të Kuvendit, ai do ta dorëzojë mandatin e tij të deputetit. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka thënë GazetaExpress se nuk do të jetë më deputet në Kuvendin e Kosovës.

Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi. Partia e Haradinajt në koalicion me PSD-në doli e katërta në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke marrë vetëm 11.57% të votave. Ende nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare, por Haradinaj ka marrë vota nga e gjithë Kosova.

Edhe në të kaluarën ai e ka lënë mandatin e deputetit. Në shkurt 2016, Haradinaj dorëzoi mandatin e tij të deputetit pas pakënaqësive që atëkohë kishte me punën e këtij institucioni. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. E beri si David Cameron. Ai ejistifikoi me deshiren per mos eklipsuar kryeministren e re, por ne thelb eshte snobizem i paster. Pasi kam qene kryeminister, nuk merrem me gjera banale si hallet e njerezve te zones i bie kesaj. Keta njerez nuk dashurojne politiken dhe perfaqesimin ne vetvete, por vetem ekzekutimin e pushtetit. Saliut mund t’i themi c’te duam, por dashurine per politiken, pavaresisht nivelit apo qellimit te ushtrimit, e ka gjenuine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu