• |
ide | kryesore

Filmi më i pëlqyer në botë

Paparazzi, Slider



Filmat më të pëlqyer nga kritika, “Citizen Kane” dhe “The Godfather”, kanë zbritur nga froni dhe i kanë lënë vendin një arushi nga Peruja. Rotten Tomatoes, që përmbledh përshtypjet e kritikëve për çdo film, deklaroi “Paddington 2” si filmin me më shumë përshtypje pozitive në historinë e faqes.

Komedia – me regji të kineastit britanik Paul King dhe me protagonistë Hugh Grant, Sally Hawkins dhye Hugh Bonneville – ka pasur 164 përshtypje pozitive të njëpasnjëshme nga kritikët.

Rotten Tomatoes i klasifikon këto përshtypje si “të freskëta” ose “të kalbura” dhe përllogarit një përqindje në bazë të pikëve të agreguara. Më parë, “Lady Bird” i Greta Gerwig mbante titullin e filmit më të pëlqyer, pasi theu rekordin jetëgjatë të “Toy Story 2.” “Lady Bird” mori një kritikë negative dhe kështu humbi titullin.



1 Comment

  1. E meriton Paddington sepse eshte shembull miresie te paster. Arushi qe nuk e njeh djallezine por flet dhe vepron me zemer dhe integritet. ♥

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *