• |
ide | kryesore

Flet Haradinaj: Pse nuk do ta pranoj mandatin tim në Kuvendin e Kosovës

Lajme, Të fundit



Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj konfirmon lajmin se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e re. Lideri i AAK-së thotë se fati i tij personal e politik, asnjëherë nuk ka qenë më i mirë se fati i Kosovës.

“Do të vazhdoj të mbetem besnik ndaj vullnetit tuaj politik, besimit që ma keni dhënë dhe përkrahjes së vazhdueshme e të pakursyer për tash e 20 vite, përgjatë të gjitha proceseve që ka kaluar vendi. Fati im personal e politik, asnjëherë nuk ka qenë më i mirë se fati i Kosovës. Në secilin rast, do të vazhdoj punën e pandalshme në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe do t’u qëndroj në krahë edhe kundërshtarëve politik, nëse ata do të vazhdojnë drejtimin që nisëm ne, për mbrojtjen dhe forcimin e interesit strategjik dhe sovranitetit të Kosovës” – shkruan Haradinaj.

“Uroj që sa më parë të kemi konstituim të institucioneve, me të njëjtën pjekuri politike siç e zhvilluam këtë proces zgjedhor. Ulësen time në Kuvendin e Kosovës, do ta lë për kolegët, por pa ndalë, do të vazhdoj të mbaj të hapura dyert e Aleancës për reformën e nevojshme që e kërkoi sovrani, dhe për mbajtjen e vëmendjes së plotë e të pakursyer tek temat jetike për vendin, pa asnjë kompromis. Ua kam borxh rikthimin e fuqishëm të një Aleance të pjekur, të strukturuar mirë, me kuadro të reja, gjithsesi me rrënjë të forta thellë në tokën e Kosovës. Përgjithmonë i juaji, sa herë kërkon vendi e populli” – shkruan Ramush Haradinaj. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Herojte e UCK-se ,si Hajredinaj dhe te tjere meritojne plotesisht vleresimin maksimal moral por edhe material nga Kosova dhe Shqiperia.Por mbajtja e metejshme e pozitave udheheqse si ne drejtimin e shtetit ashtu edhe te partive vetem sa u gris ate aureole lavdie,vetem sa i ul nga ai piedestal nderimi qe me te drejte populli u ka ngritur.

  2. Herojt e UCK-se si Hajredinaj e te tjere meritojne plotesisht vleresimin maksimal moral por edhe material nga Kosov a dhe Shqiperia por vazhdimi i mbajtjes se pozitave udheheqese ne shtet apo parti vetem sa u gris ate aureole lavdie,vetem sa i ul nga ai piedestal nderimi qe me te drejte populli u ka ngritur.

  3. Te uroj sukses ty e partise suaj. Por mos haro se lufta ka rregullat e saj e paqja ka te sajat. Ne shqiptaret kemi nje difekt racor kur fitojme ne lufte i duam te gjitha pushtetet e benificet, e me kete mundesi humbasim vazhdimisht.

  4. Ndryshe nga Thaçi që “udhëhiqte” UÇK nga hotelet e Tiranës, Haradinaj e Kurti janë politikanë që kanë marë pjesë aktive vetë e kanë vuajtur direkt mizorinë e qeverisë kriminale serbe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *