• |
ide | kryesore

Gjesti i Borchard/ Këshilli i Ambasadorëve: Do të shqyrtohet nga zyrtarët më të lartë të OSBE

Lajme, Të fundit



Këshilli i Ambasadorëve në Shqipëri (KASH) ka reaguar në lidhje me gjestin e turpshëm të para dy ditëve, kur ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchard, u tregoi gishtin e mesit protestusve të mbledhur para Drejtorisë së Policisë, për të kërkuar lirimin e banorëve të arrestuar gjatë protestës së “Astirit”.  

Në një shkrim të publikuar në llogarinë zyrtare, KASH-ja e ka cilësuar veprimin si një reagim jashtë normave të etikës, që si i tillë mund të cënojë reputacionin dhe besueshmerinë e OSBE-së në Shqipëri.

“Ne mbesim besimplotë se sjellje të tilla të pa kujdesshme dhe jo profesionale të Kryetarit të Pranisë të OSBE-së në Shqipëri do të shqyrtohen me seriozitet nga zyrtarët më të lartë të Organizatës, nga Kryesia e Radhës dhe nga Sekretariati i OSBE-së, si dhe do merren masat përkatëse disiplinore në linjë me rregullat, kodin e etikës dhe procedurat e tjera për raste të tilla”, shkruhet mes të tjerash në reagim.

Ditën e djeshme, Borchard e pranoi gjestin dhe në një postim në llogarinë zyrtare të prezencës së OSBE-së në Tiranë në rrjetin social “Twitter”, ambasadori la një mesazh ndjese. Borchard thekson te se respekton të drejtën e shqiptarëve për të protestuar.

“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”, ambasadori Borchardt.

Reagimi i plotë i KASH-së:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dëshiron të sjellë në vëmendjen e opinionit publik Shqiptar dhe trupit Diplomatik në Tiranë, reagimin jashtë normave të etikës qytetare të Kryetarit të Pranisë së OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchard, gjatë një grumbullimi paqësor të një grupi protestuesish, ndërsa ushtronin të drejtën e tyre përballë drejtorisë së Policisë së Tiranës në datë 13 Tetor.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, ndërsa tregon një respekt dhe nderim të veçantë për të gjithë diplomatët e akredituar në Shqipëri, kërkon prej secilit prej tyre të respektojë popullin Shqiptar, si të drejtën legjitime të çdo Shqiptari për të protestuar paqësisht.

Për shkak të funksioneve të tyre diplomatike, por edhe preferencave personale, Kryetarët e OSBE-së në Shqipëri, përfshirë edhe zotin Borchard, kanë qenë figura të njohura në jetën publike të vendit. Për ketë arsye, ata nuk mund të pretendojnë imunitet nga kritikat për aktivitetet ose qëndrimet e tyre politike, për të cilat ata janë dhe do të jenë vazhdimisht në syrin kritik të publikut.

Në këtë kuptim, reagimi i zotit Borchard ishte fyes, aspak etik dhe mbi të gjitha jo dinjitoz për një përfaqësues të lartë të OSBE-së, misioni i të cilit është të ndihmojë Shqipërinë të ndërtojë institucionet e saj demokratike dhe sundimin e shtetit ligjor.

Mungesa e respektit e reagimeve të tilla mund të cënojë reputacionin dhe besueshmerinë e organizatës në Shqipëri.

Ne mbesim besimplotë se sjellje të tilla të pa kujdesshme dhe jo profesionale të Kryetarit të Pranisë të OSBE-së në Shqipëri do të shqyrtohen me seriozitet nga zyrtarët më të lartë të Organizatës, nga Kryesia e Rradhës dhe nga Sekretariati i OSBE-së, si dhe do merren masat përkatëse disiplinore në linjë me rregullat, kodin e etikës dhe proçedurat e tjera për raste të tilla.

 



5 Comments

  1. Ben veprime te turpshme , vishet sipas modes se huaj ,degjon muzike moderne .Ky qenka per tu perjashtuar nga partia e pardesyve te bardha komunisto antikomuniste.

  2. Ne fakt Keshilli i Ambasadoreve eshte i vonuar, sepse nese do te ishin te gjithe , ashtu si po paraqiten keta ne Shqiperi, ka marr fund etika,diplomacia e gjithcka, ose ajo me e mundshmja dhe me e keqja, indiferenca tregon nenvleresin e shperfillje te shqiptarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *