• |
ide | kryesore

Italia luajti me Liechtenstein, por nga himni …duket Anglia!

Sport

Në ndeshjen kualifikuese Liechtenstein – Itali ka dicka interesante me himnet, por nuk është si në Francë, në sfidën mes kampionëve të botës dhe Shqipërisë. Kur nisën vibrimet e notave të hinit të principatës, u duk se ndeshja do të luhej kundër Anglisë. Tingulli, e gjithcka tjetër është identik. Madje, me pentagramin në dorë, është pikërisht “God save the Queen”. E megjithatë ka një shpjegim…

Himni kombëtar i Principatës së Liechtenstein është Oben am Jungen Rhein. “Lart përgjatë të riut Rein” e ka të njëjtën melodi të God save the Queen. Kjo ndodh për shkak të popullaritetit të himnit të Madhërisë së saj. Mjafton të mendosh që në shekuj është përdorur, sigurisht me ndryshime teksti, edhe nga Zvicra, Carët e Rusisë, edhe nga Prusia përpara e nga Perandoria gjermane më pas (me titullin “Heil dir im Siegerkranz”) e, pikërisht nga Liechtenstein.

Himni anglez është gjithnjë nga më të përdorurit në botën sportive duke i përkitur të gjithë vendeve të varir nga Kurora. Kështu, edhe Afrika e Jugut, Zelanda e Re, e Kanadaja e Australia, kanë mbajtur “God save the Queen” deri në emancipimin e shtetëve të Commonwealth.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu