• |
ide | kryesore

Kalkulimet/ Si mund të kualifikohet Kosova për Euro 2020

-Instant, F1, Sport



Pas fitores së mbrëmshme me rezultat 2:0 në “Fadil Vokrri” kundër Malit të Zi, Kosova radhitet e treta në Grupin A, me 11 pikë – një më pkse Republika Çeke dhe katër më pak sesa Anglia. Për Dardanët gjërat u komplikuan nga fitorja befasuese e Republikës Çeke kundër Anglisë, megjithëatë shancet për të kapur vendin e dytë dhe për të shkuar në Euro 2020 nuk janë fikur. Sipas llogarive përfaqësuesja kosovare e ka të ndaluar të humbi në ndeshjen e radhës në Çeki.

Video/ Kosova i tregon forcën Malit të Zi; Çekia është e paralajmëruar

 

Nëse Kosova e mposht Çekinë, atëherë mund t’i duhet barazimi në Prishtinë kundër Anglisë në varësi nga rezultati i ndeshjes Bullgari – Çeki (nëse Çekia fiton kundër Bullgarisë, Kosovës do t’i duhej të paktën barazim kundër Anglisë; çfarëdo barazimi apo humbje e Çekisë kundër Bullgarisë do ta dërgonte Kosovën automatikisht në Evropian, pavarësisht rezultatit kundër Anglisë).

Nëse Kosova barazon në Çeki, atëherë Kosovës i duhet të paktën barazim kundër Anglisë dhe Çekia duhet të humbë kundër Bullgarisë.

Nëse Kosova s’e arrin kualifikimin në këtë mënyrë, e ka të siguruar një vend në play-off, si fitues i Grupit D3 të Ligës së Kombeve e cila do ti mbetet mundesia e fundit për një vend në Euro 2020. Deri më tani Mali I Zi dhe Bullgaria janë eleminuar.

 

S



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *