• |
ide | kryesore

Kompany, si në Shqipëri, stërviste pa liçensë: Anderlecht gjobitet

Sport



Federata belge e futbollit ka dënuar Anderlecht me një gjobë prej 5.000 euro, për shkak se Vincent Kompany po stërvit skuadrën pa patur licensën e kërkuar. Përvec kësaj gjobe, klubi i Brukselit është urdhëruar të respektojë normat mbi kualifikimet e trajnerëve, përndryshe licensa e tyre për sezonin 2020-2021 “do të refuzohet”. Komisioni për licensat e Federatës belge akuzon ish-mbrojtësin e Manchester City se ka ofruar shërbimin e tij si trajner pa licensën e kërkuar UEFA.

Kompany, pasi hoqi dorë nga futbolli i luajtur, pranoi ofertën e Anderlecht për të drejtuar një nga skuadrat më të rëndësishme në kampionatin belg.

Drejtimin pa patur licensën përkatëse ishim mësuar ta shihnim në kampionatet tona, kur trajnerë pa licensë nuk figuronin në listat e Federatës si trajnerët e skuadrës, por drejtonin ekipin nga pankina, për ti lënë vendin në bordero zakonisht drejtorëve teknikë që kishin licensen UEFA të duhur. Kompany ndoshta ka menduar se mund ta kalojë kështu, por në Belgjikë nuk fal njeri…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *